“Udhëtimi në kohë është i mundur”, kërkon të takojë babain që i vdiq kur ishte vetëm 10-vjeç. Njihuni me shkencëtarin që do të ndërtojë makinën e kohës

Jan 4, 2020 | 14:23
SHPËRNDAJE

E kaluara është një vend i huaj. Dhe nganjëherë është një vend që dëshirojmë ta vizitojmë. Por ne nuk mundemi për shkak të ligjeve të forta dhe të vështira të fizikës.

Megjithatë janë disa shkencëtarë që po përpiqen realisht të realizojnë ëndrrën e kthimit pas në kohë.

Midis tyre është Ron Mallett, një astrofizikan që i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës së tij idesë se udhëtimi në kohë është i mundur.

Ai ka dalë me ekuacionet dhe parimet shkencore mbi të cilat thotë se mund të krijohet një makinë kohe.

Ndërsa pranon se teoritë dhe modelet e tij nuk ka të ngjarë ta lejojnë të udhëtojë në kohë gjatë jetës së tij, ai sërish punon për të realizuar ëndrrën e tij për tu kthyer pas në kohë për të parë përsëri babanë e tij të dashur.

Mallett ishte 10 vjeç kur babai i tij vdiq papritmas, nga një atak në zemër, një fatkeqësi për të cilën shkencëtari thotë se ndryshoi jetën përgjithmonë.

“Ai ishte qendra e gjithçkaje për mua,”- tha ai për CNN.

Ishte pikërisht babai i tij që i injektoi pasionin e guximshëm për shkencën.

Një vit pas vdekjes së të atit, Mallett lexoi romanin klasik “Makina e kohës”.

“Libri që më ndryshoi jetën,”– tha ai.

Falë imagjinatës së autorit H.G. Wells, papritmas Mallett ndjeu se tragjedia e tij familjare nuk ishte një fund por një fillim.

60 vite më vonë, 74-vjeçari Mallett është profesor i fizikës në Universitetin e Connecticut. Ai e ka kaluar karrierën e tij duke hulumtuar vrimat e zeza dhe relativitetin e përgjithshëm, teoritë e hapësirës, kohës dhe gravitetit.

Ndërsa tani është futur në përpjekje komplekse dhe shpesh e diskutueshme për të ndërtuar një makinë të aftë për të vizituar të kaluarën.

Ai është ende larg nga destinacioni i tij, por udhëtimin e tij po bën për një histori që banon në fuqinë e dashurisë, fuqinë e ëndrrave të fëmijërisë dhe dëshirën e njeriut për të kontrolluar fatin në një univers i panjohur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura