Udhëtimi me biçikletë “fundos” 39-vjeçarin shqiptar. U kap duke shpërndarë drogë. Gjatë operacionit u sekuestruan…

Sep 26, 2020 | 15:23
SHPËRNDAJE

Policia italiane në Arezzo ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar me iniciale K.L, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

policia italianeMediat italiane informojnë se shqiptari prej disa ditësh ishte nën vëzhgim nga policia, ku kjo e fundit kishte vënë re disa lëvizje të dyshimta me biçikletë të 39-vjeçarit shqiptar.

Nga ndjekja që policia i kishte bërë shqiptarit, konstatoi se gjatë udhëtimeve me biçikletë ai takonte persona, të cilëve i shiste doza me kokainë.

Pas arrestimit, policia zhvilloi edhe kontrolle në banesën e shqiptarit, ku iu sekuestruan disa doza me drogë  gati për shitje dhe disa pajisje për paketimin e lëndës narkotike.

Gjatë operacionit, policia i sekuestroi edhe 650 euro. Shqiptari iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë në Itali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura