Udhëtimi i fundit/ 4-vjeçari humb jetën në sy të babait dhe motrës, aksidenti i tmerrshëm ku u përfshinë

Nov 16, 2019 | 12:29
SHPËRNDAJE

aksident

Një skenë e tmerrshme ishte ajo e një aksidenti ku u përfshinë disa makina përgjatë autostradës që lidh Milanon me Brescia dhe Bergamo. Për fat të keq një 4 vjeçar humbi jetën disa orë pasi u dërgua me urgjencë në spital.

Kohën për ta transportuar sa më shpejt që i shkurtoi dërgimi me helikopter nuk i mundësoi jetën, pasi plagët që kishte marrë vogëlushi ishin shumë të rënda.

Ai ishte duke udhëtuar të premten në mbrëmje në një makinë që drejtohej nga babai i tij, bashkë me motrën 12 vjeçare dhe një shok të kësaj të fundit.

Makina u përplas me një tjetër mjet dhe më pas dy automjete të tjera u përfshinë në aksidentin e tmerrshëm, raportojnë mediat italiane.

Nga aksidenti mbetën pesë të plagosur gjithsej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura