Udhëtimet/ Si hynte në Shqipëri krahu i djathtë i Klement Balilit

May 18, 2016 | 20:42
SHPËRNDAJE

Ksenofondos Anagnostopoulo ishte përgjegjës për sigurimin e shoferëve të rinj për transportin e lëndës narkotike drejt Gjermanisë dhe që kishte rolin e kujdestarit për të arrestuarit e grupit të Kelmend Balilit. Ai rezulton se ka qenë disa herë në Shqipëri.

Sipas të dhënave, për herë të fundit, ai ka hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Kakavijës më 5 Mars të këtij viti dhe ka dalë dy ditë më pas.

Kryesisht, hyrje – daljet në pikat kufitare, 52 – vjeçari i bënte në këmbë dhe përgjithësisht, përdorte pikën kufitare të Qafë Botës, për të arritur më shpejt në Sarandë.

Në informacionet e mbledhura, Anagnostopoulo rezulton se herën e fundit, në Shqipëri ka qëndruar në rezortin e  Balilit, ku dyshohet se është planifikuar transporti nëpërmjet detit i 678 kg kanabis të papërpunuar.

Klemend Balili, ish drejtori i Transportit në Sarandë
Klemend Balili, ish drejtori i Transportit në Sarandë

Sasia e drogës u kap gjatë operacionit ndërkombëtar nga policia greke në ishullin Zakinthos.

52 – vjeçari ishte autorizuar për këto bisedime nga koordinatori i transportit, greku Gjeorgio Alifandi.

Ksendofonda Anagnostopulo, sipas policisë greke, është anëtarë kyç i organizatës kriminale, pronar i kompanisë tregtare të makinave të përdorura, i ngarkuara me gjetjen e kamionëve për transportimin e sasisë së narkotikëve, magazinimin e përkohshëm të saj në shtetin grek dhe transportimin e mëtejshëm drejt vendeve të Europës Perëndimore, përmes Greqisë.

Tv Klan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura