Udhëtimet jshtë vendit, ja me sa i rritën shpenzimet qeveritarët

Jun 2, 2017 | 10:08
SHPËRNDAJE

Qeveritarët shqiptarë shpenzuan për udhëtimet e tyre jashtë vendit 2.6 milionë dollarë në vitin 2016 me një rritje 46 për qind në krahasim me vitin 2015.

avion-fluturim-620x330

Gjithsej shpenzimet buxhetore jashtë vendit ishin 22.2 milionë dollarë vitin e kaluar me një rritje vjetore 7.6 për qind.

tab

Analiza sipas zërave tregon për një tkurrje me 21 për qind të shpenzimeve për pagat e stafit të ambasadave.

Ministria e Financave sqaron se pagat për trupin diplomatik vitin e kaluar kushtuan 3.6 milionë dollarë nga 4.6 milionë dollarë më 2015, teksa shihet se janë rritur shpenzimet e tjera për ambasadat duke arritur në 8.2 milionë dollarë më 2016 ose 34% më shumë se më 2015.

Gjithashtu ne vitin e kaluar Shqipëria ka paguar kuota të anëtarësimeve në organizmat ndërkombëtare me vlerë 7 milionë dollarë.

Gjithsesi shpenzimet buxhetore jashtë vendit janë përgjysmuar në raport me vitin 2014, ku vlera e tyre ishte mbi 42.6 milionë dollarë.

Gati gjysma e këtyre shpenzimeve dominohej nga shpenzimet e udhëtimit të zyrtareve shqiptarë jashtë vendit me mbi 9 milionë euro. Pas rotacionit të qeverisjes me 2013, stafi i zotit Rama realizoi shumë udhëtime më 2014 për tu prezantuar në rrafshin ndërkombëtar.

Gjithashtu në vitin 2014 qeveria realizoi një reformë në stafin e trupit diplomatik duke shkurtuar rreth 30 për qind të tij. Shpenzimet për ambasadat në vitin 2016 ishin 18 % më të ulta se më 2014.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura