Udhëtime drejt Zvicrës? Ja rregullat e reja që janë vendosur për shkak të pandemisë

Dec 4, 2021 | 8:39
SHPËRNDAJE

avione-fluturim-rinas

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar rregullat e reja nga të cilat preken edhe shqiptarët, sa i përket hyrjes në vend, pasi Zvicra vendosi masa të reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Duke filluar nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht.

Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.

Këto janë rregullat e reja të vendosura nga qeveria e Zvicrës, për të kufizuar përhapjen e pandemisë Covid-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura