Udhëtim në Fallkunarë, origjina arbëreshe e Antonio Kandrevës

Oct 18, 2017 | 23:38
SHPËRNDAJE

Fillimisht goli ven dimtar me përfaqësue sen në fitoren kundër Shqipërisë (rezultati përfundimtar 0-1 në “Loro Boriçi” të Shkodrës), më pas paraqitja e mrekullueshme e kurorëzuar me asist për golin e parë të Mauro Ikardit (në derbin e ditës së diel kundër Milanit, e mbyllur 3-2 në favor të zikaltërve).

Ka qenë një javë e bukur, të cilën Antonio Kandreva vështirë se do ta harrojë: i vërshëllyer vazhdimisht nga tifozeria e Interit për disa paraqitje të vakëta periudhën e fundit (vërshëllima në momentin e zëvendësimit gjatë ndeshjes në “San Siro” kundër Xhenoas), mesfushori i ka fituar sërish zemrat e fansave interistë.

kandreva gol shqiperi itali

KARRIERA – Kandreva lind më 28 shkurt 1987 në Romë. Është pjesërisht arbëresh nga familja e babait. I thirrur “i turpshmi” për nga mënyra e lojës së tij, nisi të luante për klubin lokal të Fallkunarës, Lodixhiani. Transferohet në Serinë C1 te Ternana në vitin 2003, ku luajti për skuadrën e parë duke e ndihmuar në ngjitjen në Serinë B (në sezonin 2004-’05).

Pasi Ternana u rikthye në kategorinë inferiore, Kandreva u kthye në një titullar fiks duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të ndryshme të Serisë A: Udineze, Livorno (atje, në moshën 21-vjeçare, ndihmon skuadrën toskane të ngjitet në Serinë A), Juventusin, Parmën, Çezenën e Lacion, ku pikaset nga Interi dhe bashkohet me klubin milanez nga gushti i vitit të kaluar. Debuton me kombëtaren U-18 italiane në tetor 2004, me U-21 në shtator 2008 dhe paraqitjen e parë zyrtare me kombëtaren e madhe nëntorin e 2009-ës, ku vazhdon edhe sot. Dhe në festë për “magjitë” e Kandrevës janë edhe disa tifozë disi të veçantë që e mbështesin italianin prej mijëra kilometrash largësi nga Milano.

fallkunara

FALLKUNARA – Nga Falconara Albanese më saktësisht, ose më mirë Fallkunara, siç thuhet në gjuhën arbëreshe, gjuha që flitet në atë komunë të vogël të rajonit të Kalabrisë, në provincën e Kozencës. Mes citofonëve të kësaj qyteze (prej 1,441 banorësh, me sipërfaqe 19,27 kilometra katrorë), në fakt, mbiemri Kandreva rastiset lehtë.

Prej këtej, gjyshi Antonio shumë vite më parë është nisur për të luftuar në Libi, përpara se të stabilizohej përfundimisht në Romë. Në Fallkunarë është rikthyer vetëm për pushime dhe, bashkë me djalin e tij Marçelo, merrte edhe Antonion e vogël për të kaluar pushimet e verës. Në plazhet e Kalabrisë, dikush i kujton prekjet e veçanta të topit, të dukshme që në moshën 10-vjeçare.

MË SHUMË SE NJË FUTBOLLIST – Për Kandrevën, rikthimi në origjinë ndodhi në vitin 2015, kur ishte ende një lojtar i Lacios. Fluturimi i parë drejtuar provincës Lamecia Terme dhe shëtitje në qytetin e gjyshit, i tërhequr nga dashuria e madhe e treguar gjatë viteve nga banorët.

Një takim edhe me kryebashkiakun Erkole Konti, i cili, pasi ka marrë fanellën me numër 87 të Lacios (e shfaqur bukur në pallatin e qytetit) ka lajmëruar dëshirën për t’i dhënë titullin “qytetar nderi” lojtarit të Interit, “një djaloshi të turpshëm dhe modest që paraqet një lavdi për komunitetin e Fallkunarës”. Kushedi nëse tani nuk shkon edhe fanella zikaltër e përdorur në derbi: në Fallkunarë do gë- zoheshin të gjithë, atje Kandreva konsiderohet më shumë se një futbollist.

LEDIO NASE

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura