UDHA E SHKRONJAVE testohet me sukses në pranimet në toplistën botërore të universiteteve

Sep 4, 2018 | 19:00
SHPËRNDAJE

“Udha e shkronjave” ka patur arritjen më të madhe nga të gjitha shkollat e mesme, në pranimet në toplistën botërore të universiteteve për vitin 2018-2019. Kjo del nga statistikat që vetë gjimnazet private botojnë në faqen e tyre të internetit dhe nga analiza e faktit nëse nxënësi i ka bërë programet ndërkombëtare që e kanë kualifikuar në shkollën e vet, apo jashtë saj. Shembulli i mëposhtëm është që 100% të programeve dhe kualifikimeve ndërkombëtare të cilat e kualifikojnë një nxënës janë pjesë e programit të shkëlqimit të shkollës “Udha e shkronjave”. Ju ftojmë të lexoni artikullin më poshtë nga Nensi Shkurti, nxënëse për 12 vjet e shkollës “Udha e shkronjave”, e cila vërteton hap pas hapi marrjen e programeve ndërkombëtare të Kembrixhit në shkollën “Udha e shkronjave”.

Nensi Shkurti 

Studente në Universitetin e Torontos

Pranuar në Bachelor of Business Administration në këto universitete:

Kanada:  University of Toronto 

Angli: King’s College, London 

Australi: University of Sydney 

SHBA: University of Denver 

Gjermani: Jacobs University (US)

dhe të tjera.

Cambridge A LEVELS: A*A*A*

(matematikë, kontabilitet, ligj) (kurse të shkollës “Udha e shkronjave”)

Cambridge IGCSE: A*A*A*A*A*A*A* (të gjitha tek “Udha e shkronjave”)

(matematikë, anglisht, ICT, shkencë kompjuteri, kimi, fizikë, kontabilitet)

SAT subject 2: Vlerësimi maksimal 800 pikë (matematikë)

(përgatitje e shkollës “Udha e shkronjave”)

IELTS: 8 (nga 9)

(përgatitje në shkollën “Udha e shkronjave” me IGCSE dhe kurs individual)

Ëndrra e çdo gjimnazisti lidhet me pranimin në një universitet të toplistës botërore. Duke u nisur tashmë nga një përvojë thuajse e përfunduar lidhur me aplikimet në universitetet, (sapo kam filluar studimet në Universitetin e Torontos, Scarborough, për menaxhim) unë mundem të reflektoj lidhur me pikat e forta të siguruara në shkollën “Udha e shkronjave”, të cilat ishin vendimtare që të pranohesha në disa nga universitet më të mira në botë fushën e ekonomisë, financës dhe menaxhimit. Nëse këtu unë përmend disa rezultate të mia, këtë e bëj që ju të keni më shumë informacion konkret, që ndihmon sadopak arsyetimin tuaj në vendimet që ju do të merrni, lidhur me llojin e gjimnazit që ofron “Udha e shkronjave”.

Unë konfirmoj ndikimin e programeve dhe kualifikimeve të Kembrixhit, që i mora në shkollën “Udha e shkronjave” në formimin tim, në besueshmërinë e dokumentacionit që dorëzova nëpër universitete dhe suksesin në disa prej tyre.

Programi i shkëlqimit “Udha e shkronjave” fillon me Cambridge IGCSE

Niveli i anglishtes është një nga kërkesat e pashmangshme. Në klasën e nëntë (“Udha e shkronjave”) arrita nivelin B2 (në të folur C1) me IGCSE English as a Second Language (0511), dy vite më vonë, C1, me  kurs të veçantë për IELTS, mora 8 nga 9. (Oxford Cambridge e duan këtë nivel 7.5).

Në vitet 2014-2016 kreva shtatë certifikime IGCSE dhe i kam marrë notat A*. Kombinova jo vetëm punën me klasën e nëntë (pra detyrimin e shkollës) për katër lëndë IGCSE: Anglisht (0511)Matematikë (0607)Kimi (0620)Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (0417) por edhe dëshirat personale për të shtuar numrin e certifikimeve ndërkombëtare me IGCSE . Lëndët IGCSE Kontabilitet (0452)Shkencë Kompjuteri (0478) dhe Fizikë (0625), i kreva jo në grup, por individualisht. Plani i shkollës për mua ishte të kisha më shumë lëndë IGCSE për të patur një formim të përgjithshëm të gjerë dhe njëkohësisht besueshmëri në shkëlqimin tim, duke qenë se çdo lëndë ofronte një certifikim (IGCSE ) ndërkombëtar.

Siç do ta shihni në faqen “Udha e shkronjave”, shkolla e ka përmirësuar ofertën e saj lidhur me këtë fazë. Nëse unë mora 7 certifikata Cambridge IGCSE dhe dëftesën “Udha e shkronjave”, tani nxënësit marrin dëftesën Cambridge ICE (me 7 lëndë IGCSE) dhe dëftesën “Udha e shkronjave”.

Orientimi përfundimtar tek “Udha e shkronjave”: zgjedhja e lëndëve Cambridge A Level që realizohen në dy ose tre vjet

Russell Group, grupi i 24 universiteteve më të mira në Britani, ka një udhëzues (subject choices at school and college) për zgjedhjen e tri lëndëve A  Level. Nxënësi duhet ta lexojë atë jo më vonë se klasa e dhjetë. Zgjedhja e tri lëndëve duhej dhe erdhi pasi më parë kisha zgjedhur degën universitare që ishte diçka ndërmjet ekonomisë, financës, administrimit të biznesit ose ligjit. Vendosa për Cambridge A Level Maths (9709)Accounting (9706)Law (9084) (ligj anglez). Në matematikë dhe kontabilitet kisha kryer edhe IGCSE Ligji nuk ofronte IGCSEShkolla më ofroi kurset, pasi më parë kishte gjetur profesorët e zotë. Vitin e dytë (viti i parë A  Level) kreva në matematikë nivelin AS (nëntor) dhe A  Level në maj. Mora notën A*. Disa javë më vonë, duke shfrytëzuar përgatitjen që kisha në Cambridge A  Level l hyra në SAT subject level-2 (mora 800 pikë nga 800). Në maj 2018, përfundova A  Level në ligj anglez (Law (9084) dhe kontabilitet (Accounting (9706). Në të dyja mora A* (rezultatet dolën në 14 gusht 2018) Universitetet, sidomos në Angli, ofrojnë edhe pranimet me kusht (në provimet e qershorit të kesh këtë apo atë notë), ndaj duhet punuar deri në çastin e fundit. Nga ana tjetër shumica e universiteteve që të pranojnë e kanë kusht që të vijosh me nota të mira edhe pas pranimit.

Edhe në këtë fazë, “Udha e shkronjave” tani e ka përsosur ofertën e saj, duke i ofruar maturantit jo veç tre certifikime A  Level, por diplomën Cambridge AICE që merret me 5 lëndë A Level dhe që është një sfidë shumë e madhe si për shkollën ashtu edhe për nxënësin.

“Lufta” me kohën për të mësuar programet ndërkombëtare

Puna me dy kurrikula konkurruese me njëra-tjetrën dëmton performancën në kualifikimet ndërkombëtare. Programet dhe kualifikimet ndërkombëtare kanë nevojë për kohën e tyre të plotë. Nëse ndiqni shkollën “Udha e shkronjave” me kohë të plotë, atëherë plani juaj për certifikimet ndërkombëtare nuk bie në krizë (për shkak të “ndeshjes” me kurrikul tjetër), sepse aty certifikimet Cambridge IGCSE dhe A  Level, nuk janë dëshirë individuale, por detyrim. Ndaj zgjedhja e parë është ta kryeni me kohë të plotë gjimnazin “Udha e shkronjave” jo të merret si një “sport i lehtë” kualifikimi ndërkombëtar.

Aplikimet dhe pranimet në universitetet e toplistës

Periudha tetor 2017 – maj 2018, ka qenë një periudhë e ngarkuar me aplikime, intervista, plotësim dokumentacioni për universitete të ndryshme të toplistës botërore ose pak më poshtë (për të qenë e sigurt). Për të kryer aplikimet kam ndjekur udhëzimet që janë në faqet UCAS (UK), College Board (US), The Common Application (US), Universal College Application (US) dhe aplikime drejtpërdrejt në universitete. Aplikimet vetë kërkojnë një vëmendje të madhe të kapësh afatet, kriteret, kualifikimet në kohën e duhur. Nuk është pa vend që një pjesëtar i familjes të punojë me kohë të plotë për 3-5 muaj. Ideja fillestare kur sheh punën e madhe që ke bërë është se do të pranohesh gjithkund ku aplikon, por nuk ndodh ashtu.  Konkurrenca është e madhe. Janë kaq shumë shkolla ndërkombëtare në botë, që punojnë në këtë drejtim dhe nxjerrin me dhjetra mijëra nxënës të shkëlqyer, ndaj universitetet shpesh u thonë “kaq vende kemi”. Jam e kënaqur që disa nga universitetet që më kanë pranuar kanë një reputacion të lartë botëror. Sukseset e nxënësve janë suksese të shkollave ku janë formuar. Ata që kanë ndjekur ecurinë e shkollës “Udha e shkronjave” e kuptojnë që nxënësit pasardhës kanë një cilësi shumë më të lartë dhe fat akademik më të mirë. Statistikat e fundit të Kembrixhit mbi rezultatet e shkollës “Udha e shkronjave” tregojnë qartë që ndryshe nga trendi global ku notat bien me rritjen e moshës, në shkollën “Udha e shkronjave” ato rriten dhe kjo justifikohet veç me faktin që “Udha e shkronjave” është e dhënë pas programit të saj të shkëlqimit, nuk e ka politikën e pranimit piramidale (futu dhe seleksionohu më vonë), por mundohet të jetë parashikuese e mirë në pranime.

Programi dhe kualifikimet e shkollës “Udha e shkronjave” përmbushin kërkesat e universiteteve të toplistës botërore

Kam qenë “produkti” i parë i përfunduar 12-vjeçar i shkollës. Programi i shkëlqimit u realizua kryesisht në katër vitet e fundit. Jam e kënaqur që programi/përgatitja/dokumentacioni u verifikua/u testua me sukses në aplikimet në universitetet e ndryshme në botë. Edhe një herë duhet theksuar që reputacioni i këtij dokumentacioni lidhet me Cambridge Assessment International Education, departament i Universitetit të Kembrixhit që i ka dhënë shkollës “Udha e shkronjave” statusin Cambridge International School. Për gjimnazistët e tjerë që vijnë pas meje tek “Udha e shkronjave”, programi i shkëlqimit me siguri do të jetë më i mirë sepse ngrihet mbi analizën e çfarë shkoi mirë ose jo mirë tek unë.

Nxënësit duhet të tregojnë gatishmëri për të realizuar gjithçka kërkon shkolla: përkushtim, vullnet, disiplinë. Toplista botërore është e mundur, por jo me punën e një viti.

Ofroj ndihmën time. Shkolla më ka ngarkuar që përmes adresës sime [email protected] të ofroj ndihmën për gjimnazistët që janë pjesë e programit të shkëlqimit dhe aspirojnë që universitetin ta ndjekin diku lart në klasifikim botëror.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura