“Udha e shkronjave” – shkolla më e mirë ndërkombëtare në Tiranë

Aug 28, 2018 | 18:23
SHPËRNDAJE

“Udha e shkronjave” është shkollë ndërkombëtare e Kembrixhit, miratuar në 2012 nga Cambridge Assessment International Education, departament i Universitetit të Kembrixhit dhe lider botëror në ofrimin e programeve dhe kualifikimeve për moshat 5-19 vjeç.

Synimi i këtij artikulli është të argumentojë se shkolla “Udha e shkronjave” ofron shërbime arsimore më të mira sesa shkollat ndërkombëtare të huaja në shumicën e fushave ku duhet të veprojë një shkollë. Në këtë artikull, do të ndalemi vetëm në krahasimin me shkollat ndërkombëtare që janë pjesë e grupeve të mëdha globale Cambridge ose IB. “Udha e shkronjave” i përket grupit të Kembrixhit, duke dhënë mësim këto paketa programore Cambridge Primary (fillorja), Cambridge Secondary 1 (klasa 6,7,8), Cambridge IGCSE (klasa 9, 10) Cambridge A Level (klasa 11,12) dhe Cambridge Professional Development (për zhvillimin profesional të mësuesve).

Përsa i përket krahasimit me shkolla të tjera të Kembrixhit në Tiranë, ne kemi më shumë faktin që jemi të vetmit që kemi shtrirjen në të gjitha ciklet e Kembrixhit. Jemi të vetmit në Shqipëria (dhe një nga 12 qendrat në Europë) që kemi Zhvillimin Profesional të Kembrixhit. Jemi një nga 5 shkollat pilot të Kembrixhit në Europë për Global Perspectives. Kemi sezonet më të mëdha të provimeve IGCSE dhe A Level dhe njëkohësisht rezultatet më të larta në to. Ne i botojmë rezultatet tona në Kartën e Performancës dhe asnjë prej tyre nuk e boton Kartën e Performancës që t’i japë përgjigje pyetjes “Nëse je shkollë cilësore, atëherë prodhon rezultate. Cilat janë ato? Ku qëndron shkëputja që supozohet ta keni?” Shkolla të tjera ndërkombëtare në Tiranë i përkasin grupit IB. Të dyja shkollat nuk botojnë Kartën e Performancës, si një dokument të plotë.

MERITAT E GRUPIT NDËRKOMBËTAR DAKORT, PO MERITAT E SHKOLLËS CILAT JANË?

Është e natyrshme që kur shkolla rreshtohet në një grup ndërkombëtar të caktuar të përmendë tiparet e atij grupi që janë merita të ministrisë përkatëse (Cambridge, IB ose College Board).  “Udha e shkronjave” vazhdimisht boton arritjet e grupit të shkollave të Kembrixhit. Por duhet vërtetuar nga shkolla ndërkombëtare nëse në ato tipare shkolla ndërkombëtare që vepron në Tiranë ka apo nuk ka merita të veçanta që tregojnë vlerat individuale të saj me nxënës konkret. Çfarë i duhet një nxënësi shqiptar dhe prindit të tij që grupi ka këto apo merita, nëse ai nuk është pjesë e atyre arritjeve, nëse nuk po ndodh “çudia” (e mira) me të? Nëse mesatarja e grupit është 60%, a vërteton shkolla ndërkombëtare në Tiranë  se ajo ka mesatare më të lartë se kaq, apo e ka më poshtë se mesatarja globale? Ku ta gjejë këtë informacion prindi? “Udha e shkronjave” pikërisht këto statistika e ka të botuara rregullisht në Kartën e Performancës

“Udha e shkronjave” ka vlera personale të sajat në meritat e grupit të shkollave të Kembrixhit në botë. Një nga këto arritje, më e madhja që ka patur një shkollë shqiptare është që fakti që Cambrige Assessment International Education e zgjodhi shkollën “Udhën e shkronjave” të ishte në grupin shumë të vogël të 25 shkollave pilot të Kembrixhit në botë për programin Cambridge Global Perspectives, programi më i rëndësishëm që ka ky institucion dhe përmes të cilit po ndikon fuqishëm mendimin për arsimin. Ishin vetëm 5 shkolla pilot në Europë në vitet 2016-2018  dhe kjo është arritje e madhe ndërkombëtare e shkollës “Udha e shkronjave”. Pilotimet botërore në arsim janë jashtëzakonisht të rralla. Duhet të kalojnë dhjetra vjet që të ketë një të dytë për të futur një lëndë të re. Lënda e shekullit 20 ishte informatika. Lënda e shekullit 21 është Global Perspectives. Nuk futen lehtë lëndë të reja në arsim. Lëndët e reja (siç është Global Perspectives) duan shekuj të futen në kurrikul. Zgjedhja e shkollave pilot nuk bëhet me short, por me një proces shqyrtimi të imët të aplikimeve. Idetë që shkollat e Kembrixhit në botë do t’i hedhin duke filluar nga sivjet (2018-19), ne jo vetëm i kemi vënë në zbatim në shkollën “Udha e shkronjave” në fazën e pilotimit (2016-18) por i kemi vënë edhe në shërbim të nxënësve të Olimpiadës Kombëtare në garën kombëtare të Kompetencës Globale ku kemi patur me qindra projekte nga nxënësit, pra kemi dashur dhe kemi patur një ndikim kombëtar pozitiv dhe këtu nuk kemi qenë zbatues të programit por vërtetë krijues. Gara e Kompetencës Globale është krijim yni, mbi idetë e Global Perspectives dhe të Kompetencës Globale. 

Stemat Global Perspectives, që Kembrixhi u dhuroi nxënësve të shkollës "Udha e shkronjave" si shenjë kujtimi për pjesëmarrjen në pilotimin dyvjeçar 2016-18.
Stemat Global Perspectives, që Kembrixhi u dhuroi nxënësve të shkollës “Udha e shkronjave” si shenjë kujtimi për pjesëmarrjen në pilotimin dyvjeçar 2016-18.

A kanë bërë diçka të përafërt shkollat e tjera ndërkombëtare? Cili është ndikimi i tyre në arsimin kombëtar lidhur me dituritë e tyre ndërkombëtare? Ne nuk shohim gjë në faqet e tyre në këtë drejtim. 

Shkollat ndërkombëtare thonë “EDUKOJMË TEK NXËNËSIT KARAKTERIN KËRKUES (të aftë për research), PO A ËSHTË KËRKUESE /STUDIUESE VETË SHKOLLA ndërkombëtare? Ku i ka studimet e saja në arsim? Apo bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë?

A kanë shkollat ndërkombëtare të Tiranës një vlerë kërkimore në fushën e arsimit siç e ka shkolla “Udha e shkronjave”? A kanë ato ndikim të tillë kombëtar dhe ndërkombëtar? Ne nuk kemi parë studime në faqet e tyre të internetit. “Udha e shkronjave” ka disa studime, ku më i madhi (trevjeçar në kohëzgjatje) është mbi dallimet e nxënësve të Shqipërisë dhe të Kosovës në arritjet në matematikë në moshat 6-15 vjeç. Studimi përfshin testimin e mbi 3000 nxënës në 16 qytete kryesore të Kosovës dhe të Shqipërisë. Tani këto studime janë të botuara. Një nga grafikët e këtij studimi po e nxjerrim këtu, që tregon rezultatin që doli nga 1100 testime të vitit 2013.

KONTROLL CILËSIE DAKORT, POR ÇFARË CILËSIE DEL NGA KONTROLLI?

Shkollat ndërkombëtare të Kembrixhit dhe ato IB kanë një kontroll cilësie shumë të mirë, por kontrolli është i Kembrixhit dhe i IB, pra meritë e ministrive drejtuese të grupit ndërkombër të shkollave. Vlera e shkollave është të dalin mirë me këto kontrolle dhe kualifikime. A dalin mirë shkollat ndërkombëtare të Tiranës në këto testime? “Udha e shkronjave” del shkëlqyeshëm. Ajo i ka botuar statistikat në Kartën e Performancës 2018 (por edhe në kartat e tjera 2017, 2016) dhe prej andej del pohimi se “Udha e shkronjave” është një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit. Ajo ka një mesatare ndjeshëm më të lartë se mesatarja  globale e shkollave ndërkombëtare të Kembrixhit. Pra hyjmë në grupin e shkollave ndërkombëtare që e përmirësojmë rezultatin. 

Statistika më poshtë doli nga 21 provimet e Kembrixhit në klasat 2-8 në lëndët anglisht, matematikë dhe shkencë. Duket qartë se jo vetëm jemi më lart se mesatarja globale, por i biem ndesh edhe trendit global ku mesataret bien kur nxënësi shkon në klasat e larta, ndërsa tek ne niveli ngrihet, nga fillorja në ciklin e lartë. 

Ku janë rezultatet e shkollave ndërkombëtare të Tiranës? Ku janë botuar ato? Ne nuk i shohim në faqet e tyre të internetit. Si mundet të krahasohet një shkollë si “Udha e shkronjave” që i boton në Kartën e Performancës rezultatet dhe i ka të shkëlqyera, me një shkollë ndërkombëtare të huaj që nuk i boton dhe me këtë tregon se rezultatet i ka të dobta, në krahasim me komunitetin global?

SHKOLLAT NDËRKOMBËTARE TË HUAJA dështojnë masivisht NË PËRBALLJEN E TYRE ME SHKOLLAT SHTETËRORE DHE PRIVATE SHQIPTARE në çështjet e edukimit të nxënësve me kulturën shqiptare. “Udha e shkronjave” nuk është në anë të këtij edukimi që japin shkollat shtetërore për t’i bërë nxënësit shqiptarë, por është në ballë me Olimpiadën Kombëtare që organizon, me programet  e edukimit shpirtëror shqiptar, me fuqinë e të gjitha lëndëve që i përkasin kulturës sonë kombëtare, ku prin gjuha dhe letërsia shqipe, për të cilat ne kemi shumë botime. Nuk është e rastit që nxënësit e shkollave ndërkombëtare shkëputen edhe nga veprimtaritë ndërkombëtare. Kjo është gjëja më negative që ju ndodh atyre gjatë viteve të shkollimit.

Një tjetër kriter i nivelit të ndikimit të një shkolle është aftësia e saj botuese. Një fjalë e urtë thotë “Çdo përvojë mbaron me një libër”. “Udha e shkronjave” është e vetmja shkollë në shqipëri që ka entin e vet botues dhe botimet tona kanë autorisi të brendshme të shkollës dhe për synime ngushtësisht të lidhura me me objektivat e shkollës që ka me nxënësit. Përmes botimeve ne realizojmë mbështetjen e nxënësve për përgatitjen e tyre në olimpiadë, në matematikë, gjuhë shqipe dhe letërsi shqipe, shkencë dhe letërsi, për vlerësimin e njohurive të tyre.

Detyra e botimit nuk mundet t’i vihet çdo shkolle si kriter, por nga ana tjetër një shkollë që e ka do të tregojë nivelin e saj të lartë dhe në këtë artikull ne po argumentojmë se shkolla “Udha e shkronjave” është e një niveli më të lartë se shkollat ndërkombëtare të huaja që veprojnë në Tiranë. Dëshira për të botuar është një karakteristikë e një shkolle që ia ka ngulur sytë cilësisë dhe ajo vjen natyrshëm.

Ndikimi në publik është një kriter tjetër i rëndësishëm ku duhen matur shkollat e shkëlqyera.

Një tjetër kriter i nivelit të ndikimit të një shkolle është aftësia e saj botuese. Një fjalë e urtë thotë “Çdo përvojë mbaron me një libër”. “Udha e shkronjave” është e vetmja shkollë në shqipëri që ka entin e vet botues dhe botimet tona kanë autorisi të brendshme të shkollës dhe për synime ngushtësisht të lidhura me me objektivat e shkollës që ka me nxënësit. Përmes botimeve ne realizojmë mbështetjen e nxënësve për përgatitjen e tyre në olimpiadë, në matematikë, gjuhë shqipe dhe letërsi shqipe, shkencë dhe letërsi, për vlerësimin e njohurive të tyre.
Detyra e botimit nuk mundet t’i vihet çdo shkolle si kriter, por nga ana tjetër një shkollë që e ka do të tregojë nivelin e saj të lartë dhe në këtë artikull ne po argumentojmë se shkolla “Udha e shkronjave” është e një niveli më të lartë se shkollat ndërkombëtare të huaja që veprojnë në Tiranë. Dëshira për të botuar është një karakteristikë e një shkolle që ia ka ngulur sytë cilësisë dhe ajo vjen natyrshëm.
Ndikimi në publik është një kriter tjetër i rëndësishëm ku duhen matur shkollat e shkëlqyera. Është i padiskutueshëm ndikimi i shkollës “Udha e shkronjave” në orientimin kombëtar drejt cilësisë. 3 vjet para se të fillonte reforma arsimore që mbështetej në programet e Kembrixhit ishte shkolla “Udha e shkronjave” që tregoi udhën e duhur dhe ne besojmë që kjo ka qenë frymëzim për Ministrinë e Arsimit. Ndikimi ynë në arsim përmes Olimpiadës Kombëtare është gjithashtu shumë i madh dhe përmes botimeve. Ku qëndron ndikimi në publik i shkollave ndërkombëtare të huaja. Thuajse të gjitha e tërheqin fort kërrabën nga vetja dhe nuk kanë shërbime vërtetë domethënëse për publikun e gjerë. Kjo metodë e tyre nuk vonon dhe kthehet në tipar të nxënësve të tyre. Ndaj ndikimi në publik, nuk është që tregon vetëm aftësitë e shkollës për të bërë diçka me vlera, por ajo kthehet edhe në një mjet të fuqishëm të edukimit të nxënësve të saj që duhet të shohin punën e tyre jo vetëm në këndvështrim të ngushtë personal ose lokal, por edhe kombëtar dhe global.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura