“Udha e shkronjave” renditet e para në aftësitë e nxënësve në problemzgjidhje

Aug 2, 2018 | 20:20
SHPËRNDAJE

Për të vërtetuar këtë, sigurisht që u duhet referuar statistikave, dhe arsyetimeve mbi to që do t’i japin bindjen e plotë lexuesit se pohimi “Udha e shkronjave” renditet e para në aftësitë e nxënësve në problemzgjidhje dhe në matematikë.

Problemzgjidhja edhe pse është pjesë e matematikës është veçuar enkas për ta dalluar atë nga arritjet e nxënësve në bazat e matematikës. Kjo sepse problemzgjidhja është pjesa më e vështirë e matematikës dhe që nuk përkufizohet aq saktë sa bazat në objektivat që një mësues duhet të arrijë. Mospërkufizimi si duhet i aftësive të nxënësve, vjen prej faktit që është “problemë”, pra e nënkupton idenë që ajo nuk mundet të futet “në skemë”. Kur njerëzit hasin problema të thjeshta, shpesh i quajnë ato “skematike”, pra sipas një skeme të caktuar. Problemë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës quhet ajo që ia arrin të jetë “e re” për publikun. Ndaj edhe problemat më shumë sesa bazat kanë një kujtim për autorin, po aq të rëndësishëm sa është emri i autorit për poezinë, pikturën, apo ndonjë vepër tjetër artistike.

Klasa 7 - fituessss

Nxënësve nëpër shkolla nuk u kushton shumë problemzgjidhja, sepse bazat marrin të paktën 85% të vlerësimit me notë. Kjo bën që ajo të anashkalohet. Meqë edhe problemat ndahen në të thjeshta, mesatare dhe të vështira, edhe nga këto 15% rezultojnë për t’u marrë diku tek 10% dhe kështu përfundon puna që një nxënës të marrë 10 edhe pa ditur shumë në problemzgjidhje.  Por kur vjen puna që nxënësit të jenë konkurrues, atëherë raporti përmbyset dhe problemzgjidhja zë 85% të tezave dhe nuk ka asnjë shans që një nxënës të jetë konkurrues kur në problemzgjidhje nuk është mirë. Ndaj problemzgjidhja duhet parë më vete.

Ne deklarojmë se “Udha e shkronjave” zë vendin e parë në problemzgjidhje dhe arsyetimi është si më poshtë vijon:

Olimpiadat Kombëtare janë një kriter matës shumë i mirë, sepse aty teza nuk kërkon njohuritë bazë, por teston vetëm problmezgjidhjen.

Pjesëmarrja si kriter matës

Që të gjykohet për statistika në to duhet që pjesëmarrja e nxënësve të jetë masive dhe “Udha e shkronjave” ka pjesëmarrjen më masive në to. Më shumë se 50% e nxënësve tanë marrin pjesë në Olimpiadë. Nuk ka asnjë shkollë në Shqipëri dhe Kosovë që të ketë një nivel të tillë pjesëmarrjeje. Me sa dimë, shkolla e dytë fill pas nesh, ka një nivel pjesëmarrjeje në Olimpiadën Kombëtare 15%. Mund të diskutohet për aftësi të shkollave në problemzgjidhje veç kur ato kanë një nivel të arsyeshëm pjesëmarrje jo më pak se 10% që të ketë kuptim arsyetimi. Por shkollat me pjesëmarrje 10% të numrit të vetë janë më pak se 10 në të gjithë Shqipërinë.

Fituesit disaaaa

Përqindja e realizimit të tezës

Ne kemi nxjerrë mesataren e zgjidhjes së tezës së matematikës të 296 nxënësve nga  121 shkollat pjesëmarrëse në Olimpiadën XVIII Kombëtare (klasat 1-8, sepse rezultati i të nëntës del në gusht 2018) dhe të 24 nxënësve pjesëmarrës nga shkolla “Udha e shkronjave”.

Mesatarja e të tjerëve (pra 296 nxënësve) është 34% të tezës, ndërsa mesatarja e zgjidhjes së tezës nga ana 24 nxënësve të shkollës “Udha e shkronjave” është 43%.

Nëse e kapim ndryshe, pra nëse duam të marrim për referencë vetëm të shkëlqyerit e të shkëlqyerve, kriter matës do të ishin ata që janë vlerësuar me A* në Olimpiadën XVIII Kombëtare, pra që në problemzgjidhje janë 10 absolute. Ky grup përbën rreth 20% të nxënësve pjesëmarrës. Mesatarja e zgjidhjes së tezës së 20% më të mirë të olimpiadës (59 nxënës) është 56%. Ndërsa mesatarja e 20% më të mirë të grupit përfaqësues të shkollës “Udha e shkronjave” është 66% e tezës.

Matja e jashtme, pra jo nga vetë shkolla “Udha e shkronjave”

Konkurset ndërkombëtare dhe shumë popullore, pra të ndjekura nga shumë nxënës janë konkurset “Kangaroo” që prej tre vjetësh organizohen në Shqipëri nga Shoqata e Matematikës. Në dy vitet 2017 dhe 2018 shkolla “Udha e shkronjave” ka shërbyer si qendër mikse e këtij konkursi, pra ajo ka pranuar edhe nxënës nga shkolla dhe qytete të tjera. Në konkursin e fundit mars 2018, ishin 110 nxënës nga 66 shkolla dhe 22 qytete të tjera, kryesisht nxënës që e frekuentojnë çdo vit olimpiadën kombëtare pra që kanë fituar një siguri të madhe dhe që përfaqësojnë jo më shumë se 2% më të mirë të shkollave ku gjenden. Ndërsa nga ana e shkollës “Udha e shkronjave” ishin 34 nxënës që përfaqëson 60% të shkollës, pra një përqindje tepër e lartë pjesëmarrjeje.

fituesit e vegjellll

Çfarë doli nga rezultatet?

Doli se atë nivel në problemzgjidhje (atë përqindje të zgjidhjes së tezës) që e ka 2% më i mirë i shkollave të tjera, tek “Udha e shkronjave” arrihet nga 60% e nxënësve të shkollës. Është tepër e qartë se është e padyshimtë që aftësitë tona në problemzgjidhje na renditin në vendin e parë.

Statistikat e Kembrixhit si referencë e qartë dhe e padiskutueshme e shkëlqimit tonë në matematikë

Si prodhohen këto statistika? Ne i nxjerrim ato nga raportet e Kembrixhit për testimet vjetore Cambridge Progression Test që zhvillohen në klasat 2-8 në lëndën e matematikës.

Rezultati final është që në ciklin e ulët ne kemi një mesatare 10% më të lartë se mesatarja globale e shkollave të Kembrixhit. Në ciklin e lartë kemi një mesatare 27% më të lartë se mesatarja globale e shkollave të Kembrixhit dhe gjithsej si shkollë 17% më lartë se mesatarja globale e shkollave të Kembrixhit.

Çfarë tjetër vihet re. Nëse trendi global është rezultate në zbritje nga fillorja në ciklin e lartë dhe është e kuptueshme për kalimin nga fëmijëria e qetë në adoleshencën e turbullt, në shkollën “Udha e shkronjave” vihet re rritje tepër e lartë (nga 10% më tepër në 27% më tepër).

The winners of 18th Albanian National Olympiadddd

Çfarë na bën të suksesshëm në problemzgjidhje dhe në matematikë në përgjithësi?

Na bën fakti që jemi organizatorë të Olimpiadës Kombëtare të matematikës prej 18 vjetësh. Olimpiadën Kombëtare e shfrytëzojmë për të rritur konkurrencën tek nxënësit tanë dhe ata bëhen shumë më tepër të etur për cilësi të lartë në problemzgjidhje. Marrim pjesë në olimpiadat lokale dhe rajonale dhe kjo ka nxitur grumbullimin e një baze të mirë problemash që janë shumë orientuese për programet tona të shkëlqimit në matematikë. Punojmë me libra të shkëlqyer të prodhuar nga Oksfordi ose Kembrixhi dhe ato janë në zinxhir programor që garantohet nga Cambridge Assessment International Education, departament i Universitetit të Kembrixhit. Programi i shkëlqimit në olimpiadë në shkollën “Udha e shkronjave” fillon në shtator dhe mbaron në qershor. Kemi kurse online të problemzgjidhjes dhe kemi gjithashtu një kujdes të madh në përzgjedhjen e stafit mësimor. Qëndrueshmëria e programit të shkëlqimit të hartuar nga drejtoria e shkollës “Udha e shkronjave” në vite ka prodhuar një cilësi të jashtëzakonshme të nxënësve, tashmë e njohur edhe ndërkombëtarisht nëpër statistika të dala nga lideri botëror në arsim Cambridge Assessment International Education që e bën shkollën “Udha e shkronjave” një shkollë të shkëlqyer të Kembrixhit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura