“Udha e shkronjave”, një shkollë e shkëlqyer e Kembrixhit

Jul 26, 2018 | 20:33
SHPËRNDAJE

Duke u përgatitur të botojmë Kartën e Performancës 2017-2018, gjëja e parë që bëjmë analizojmë statistikat që na vijnë nga provimet e Kembrixhit (Cambridge Progression Tests) që janë një arbitër i paanshëm i cilësisë së punës sonë. Këto provime bëhen në fund të çdo viti nga Cambridge Assessment International Education, duke filluar nga klasa 2 e fillores, deri në të tetën. Pas kësaj kemi certifikimet ndërkombëtare Cambridge IGCSE dhe Cambridge A- Level. Këtu po marrim në analizë vetëm rezultatet  e klasave 2-8. Për klasat e tjera ju mundet të shfletoni faqen tonë “Udha e shkronjave“.

rs=w_640

Nga statistikat zyrtare të Kembrixhit del një realitet i mrekullueshëm i gjendjes së shkollës “Udha e shkronjave“. Pa hyrë në komente le të shohim dhe analizojmë grafikët. 

“Nuk ka gjë të vështirë që me shpjegim të mirë të mos e kuptojë edhe gjyshi.” (Ajnshtajn)

Grafiku i parë më poshtë flet vetë për nivelin e shkollës “Udha e shkronjave“. Statistika krahason nivelin e dy cikleve tona (fillore dhe cikli i lartë) me mesataren e Kembrixhit përmes të njëjtave teste të zhvilluara nga klasa 2 deri në të tetën në lëndët anglisht, matematikë dhe shkencë, pra 21 testime gjithsej gjatë muajit maj 2018. Ndërsa më poshtë, në grafikë të tjerë,  do t’i keni të zbërthyer sipas lëndëve.

udha - PANORAMA

Duhet të themi menjëherë atë që na befasoi edhe vetë kur prodhuam grafikët e rezultateve zyrtare: “Ndërkohë që në çdo shtet, në shkollat e Kembrixhit, por edhe në Shqipëri prirja e rezultateve nga fillorja në ciklin e lartë është rënie në shkollën “Udha e shkronjave” ndodh e kundërta rezultatet e ciklit të lartë janë më të larta se ato të ciklit të ulët. Pamjen “gërshërë” të rezultateve, ku diferencat e rezultateve të shkollës sonë nga ato të mesatares globale të Kembrixhit janë të ndjeshme (9% në cikël të ulët dhe 21% në cikël të lartë), ne e justifikojmë këtë me “seleksionimin natyror” që ndodh për shkak të sfidave që nxënësit tanë përballen me kalimin e viteve duke krijuar kushte shumë të përshtatshme për ata që duan të mësojnë, me Kurset e Përshtatjes me shkollën “Udha e shkronjave“, me kujdesin e madh për zhvillimin profesional të mësuesve, me nivelin e përparuar të programeve të Kembrixhit, me kontrollin rigoroz të cilësisë, me stabilitetin e stafit drejtues dhe të politikave tona për “performancën e lartë në të nxënë”, me nivelin e nxënësve tanë të shkëlqyer, me orientimin drejt olimpiadave e shumë faktorë të tjerë, që në total dhe gjatë shumë viteve japin këtë rezultat të mrekullueshëm për një shkollë shqiptare.

ANGLISHT

Grafikët tregojnë përqindjet e realizuara nga secila klasë (me ngjyrë të kuqe “Udha e shkronjave”) dhe përqindjet e realizuara për të njëjtin test nga komuniteti global i shkollave të Kembrixhit. Përveç klasës së katërt të gjitha të tjerat janë më lart. Nuk diskutohet që si mesatarja e ciklit të ulët (klasat 2-5) dhe ajo e ciklit të lartë (klasa 6-8) janë më lart. 

Fillorja “Udha e shkronjave” 5.25% më lart se mesatarja e Kembrixhit, në anglisht

Cikli i lartë “Udha e shkronjave” 17.3% më lart se mesatarja e Kembrixhit, në anglisht

Shkolla “Udha e shkronjave” 10.4% më lart se mesatarja e Kembrixhit, në anglisht

Mbani mend fjalën “gërshërë”. Gërshëra duket qartë kur analizojmë rezultatet e dy cikleve: “fillor” dhe “cikli i lartë”. Në të tria lëndët do të shihni që diferenca jonë me Kembrixhin bëhet më e madhe. Këtu kanë ndikim tepër të rëndësishëm fakti që ne nuk e ulim cilësinë e pranimeve, dhe realizojmë në çdo rast Kursin e Përshtatjes me Shkollën.

MATEMATIKA

Gërshëra këtu nga fillorja në ciklin e lartë këtu hapet jashtëzakonisht shumë. 

Ndërsa në fillore diferenca me Kembrixhin është 10%, në ciklin e lartë ajo bëhet 27%. Vini re që ndërkohë që mesatarja e Kembrixhit bie nga fillorja në cikël të lartë dhe kjo është e natyrshme me kalimin në adoleshencë, tek ne jo vetëm që nuk bie, por ngrihet në mënyrë të theksuar. Kjo është “një anomali” e mrekullueshme për shkollën “Udha e shkronjave“.

 

Fillorja “Udha e shkronjave” 10% më lart se mesatarja e Kembrixhit, në matematikë

Cikli i lartë “Udha e shkronjave” 27% më lart se mesatarja e Kembrixhit, në matematikë

Shkolla “Udha e shkronjave” 17% më lart se mesatarja e Kembrixhit, në matematikë

SHKENCA

Edhe në shkencë “gërshëra” është e qartë, e dukshme.

Në fillore diferenca jonë me Kembrixhin është afërsisht 11% ndërsa në ciklin e lartë ajo bëhet 20%. Edhe në shkencë, ndërkohë që rezultatet e Kembrixhit bien nga fillorja në cikël të lartë, tek ne ngjiten, duke qenë “anomali” me çfarë ndodh në përgjithësi në shkollat.

Fillorja “Udha e shkronjave” 11% më lart se mesatarja e Kembrixhit, në shkencë

Cikli i lartë “Udha e shkronjave” 20% më lart se mesatarja e Kembrixhit, në shkencë

Shkolla “Udha e shkronjave” 15% më lart se mesatarja e Kembrixhit, në shkencë

KONKLUZIONE

Kjo është thjesht “e mrekullueshme” dhe fryt i punës 21 vjeçare të shkollës, i vendosjes së saj në programe, i punës së kujdeshme me nxënësit dhe stafet e mësuesve, i pranimeve të kujdeshme dhe i kurseve të përshtatjes me shkollën për nxënësit e rinj.

KËSHILLOJMË FORT PRINDËRIT QË TË REGJISTROHEN NË SHKOLLËN “UDHA E SHKRONJAVE” QË ËSHTË SHKOLLA NR.1 NË SHQIPËRI PËR CILËSI POR EDHE NJË SHKOLLË E SHKËLQYER  E KOMUNITETIT GLOBAL TË SHKOLLAVE TË KEMBRIXHIT. 

Nuk duhet harruar arritja më e madhe e jona. Për dy vjet kemi qenë një nga pesë shkollat pilot të Kembrixhit në Europë për programin Cambridge Global Perspectives.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura