UÇK: Ali Ahmeti, Thaçi dhe disa politikanë kosovarë tradhtuan të vrarët në Kumanovë

May 26, 2015 | 14:38
SHPËRNDAJE

“Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe disa politikanë kosovarë tradhtuan të vrarët në Kumanovë”. Kjo është deklarata akuze e shperndare ne mediat e Kosoves, nga një grup që e quajnë veten Ushtria Çlirimtare Kombëtare – UÇK. 


“Ushtria Çlirimtare Kombëtare nëpërmjet një deklarate ka sqaruar se drejtësia do të ndëshkojë rëndë tradhtinë mbi ngjarjen e rëndë në Kumanovë, bandën e Ali Ahmetit, Mendu Thaçit dhe disa politikanëve në Kosovë, të cilët në bashkëpunim me vrasësit e popullit shqiptar Nikolla Gruevski, Sasha Mihajllkovi dhe Gorgana Jankullocska, organizuan masakrën e 9 dhe 10 majit”, thuhet në këtë komunikatë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura