Uanda e qartë për Ikardin: Nuk duam të nënvlerësohemi, ndryshe largohemi

May 22, 2018 | 21:20
SHPËRNDAJE

Uanda bëhet përsëri protagoniste. Ajo ka dhënë një sinjal të qartë për sa i përket të ardhmes së Mauro Ikardit. Uanda, bashkëshortja, njëkohësisht edhe menaxheja e bomberit argjentinas, ka ndërhyrë në një emision sportive në Itali.

ikardi

Ajo ka sqaruar se për Ikardin janë shumë ekipe të gatshme për të paguar klauzolën 110 milionë euro. “ Për Ikardin janë shumë klube që interesohen,3 prejt të cilëve janë më të mirat në botë. Dëshira jonë është Milano dhe nuk na pëlqen kur Mauro nënvlerësohet. Do të takohemi këto ditë me Interin për rinovimin e kontratës. Nese nuk rinovojmë do të largohemi në fillim të muajit Korrik.”, shprehet qartësisht Uanda. Kjo tregon se Ikardi ka shumë opsione në tavolinë, primar është Interi, por kërkon të paguhet më shumë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura