“U zhgënjeva që nuk luajta prej zviceranëve”, rrëfehet Kamberi: Ju tregoj si më morën te Shqipëria, më premtuan se…

Nov 25, 2019 | 22:40
SHPËRNDAJE

Sulmuesi që aktivizohet në Skoci tek Hibernian, Florian Kamberi, ishte risia e lojtarëve të thirrur nga trajneri Reja për ndeshjet e Shqipërisë në nëntor.

florian kamberi

Kamberi ka bërë një rrëfim në mediat skoceze, ku ka treguar si e kanë vëzhguar dhe më pas thirrur në ekip, e pastaj shpjegoi edhe çështjen që nuk luajti dot prej dokumentacionit.

THIRRJA – Jam shumë i lumtur që u thirra nga Shqipëria në grumbullim. Shkova atje dhe u stërvita për dy ditë. Më pas, pata një problem me kyçin.

Kamberi555

PROBLEMET – Zbulova edhe se dokumentacioni nga Zvicra nuk ishte gati. Duhej të luaja ndaj Andorrës,, dhe më tej ndaj Francës. Zviceranët duhej të më dërgonin disa dokumente dhe nuk e bënë, sepse njerëzit përgjegjës ishin me ekipin kombëtar në transfertë. Nuk e di tamam cili ishte problemi. Thjesht di që dokumentacioni nuk ishte gati. Kjo ishte diçka që më mërziti, por nuk ka gjë, jeta vazhdon. Isha pak i zhgënjyer. Të paktën, isha atje dhe takova të gjithë. Kalova një ajvë të mirë, edhe pse u ktheva më herët prej dëmtimit që pata. Të paktën nuk ishte faji im. Bëra gjithçka nga ana ime që të isha gati, thjesht duhet të jem i duruar. Do bëj më të mirën që të rikthehem sërish në Kombëtare.

I VËZHGUAR – Porrini erdhi në ndeshjen time ndaj Sëlltikut, më pa duke luajtur dhe ditën tjetër u takuam me babanë time dhe agjentin. Biseduam dhe ata e bënë të qartë që më donin për të ndërtuar një ekip të ri, dhe për një epokë të re te Shqipëria. Edhe unë dua të jem pjesë e saj. Është motivim të jem pjesë e Kombëtares. Është privilegj për çdo lojtar që i vjen një mundësi e tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura