U zhduk para ndeshjes me Poloninë, në Spanjë e bëjnë të sigurt: Balliu u Infektua te Shqipëria

Oct 14, 2021 | 19:19
SHPËRNDAJE

Ivan Balliu me COVID-19. Ky është lajmi i fundit që vjen nga mediat spanjolle, të cilat shpjegojnë në këtë mënyrë mungesën e tij në ndeshjen e të martës kundër Polonisë. Një lajm i cili bie ndesh me versionin që doli nga stafi i përfaqësueses kur u pa mungesa e tij në protokollin e ndeshjes.

balliu

Balliu luajti disa minuta ndaj Hungarisë ndërsa për çudi, në ndeshjen ndaj Polonisë ku padyshim do të duhej ndihma e tij qoftë edhe si alternativë në stol, ai nuk figuronte në protokoll. Pjesëtarë të stafit të Kombëtares deklaruan para ndeshjes se kjo mungesë kishte ardhur për shkak se ai kishte një dëmtim në kavilje që e kishte pësuar në stërvitjen e fundit.

Por në mediat spanjolle, insistohet se trajneri i Rajo Vajekano, Andoni Iraola, ishte lajmëruar prej kohësh që Balliu kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 në grumbullim me Shqipërinë. Kështu, ai do të mungojë jo vetëm në ndeshjen e kësaj fundjave, por derisa tamponët ta nxjerrin negativ.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura