U zhduk në mënyrë misterioze, policia gjen 25-vjeçaren shqiptare: Kishte braktisur burrin dhe vajzën 1-vjeçare me dëshirë, bashkëjetonte me një tjetër

Nov 26, 2022 | 20:23
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka mundur të gjejë 25-vjeçaren nga Rahoveci, Dorentina Gashi-Spahiu,e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët rreth 2 javë më parë.

zhduket vajza

Sipas mediave kosovare e reja kishte braktisur bashkëshortin e saj së bashku me fëmijën e mitur dhe kishte shkuar të bashkëjetonte me një burrë tjetër.

Policia raporton se 25-vjeçareja ishte larguar nga banesa me dëshirën e saj dhe nuk ishte kanosur apo detyruar nga askush.

“E reja është intervistuar nga ana e hetueseve policorë prej ku mësohet se ajo të gjitha veprimet i ka bërë me vetëdëshirë, nuk është kanosur as detyruar nga askush”, thuhet në komunikatën për media.

Në lidhje me rastin është informuar dhe Qendra për Punë Sociale, e cili ka kontaktuar me 25-vjeçaren pas braktisjes së vajzës së saj njëvjeçare.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bërë në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet më tutje në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura