U zhduk 38 vjet më parë, gjendet në Himalaje trupi i ushtarit indian

Aug 16, 2022 | 9:58
SHPËRNDAJE

Është gjetur trupi i një ushtari indian, i cili ishte zhdukur në Himalaje 38 vjet më parë. 

himalaje

Chandrashekhar Harbola dhe 19 kolegë u zhdukën nga një ortek bore gjatë një operacioni patrullimi në akullnajën Siachen përgjatë kufirit Indi-Pakistan, në vitin 1984.

Pesëmbëdhjetë trupa u gjetën më vonë, por pesë mbetën të zhdukur, raporton BBC.

Siachen është fusha më e lartë e betejës në botë dhe shumë nga ushtarët nga të dy vendet, vdiqën nga stuhitë dhe ortekët.

Njësia e ushtrisë që pa trupin e Harbolas gjeti gjithashtu një tjetër, por ende nuk është identifikuar, njoftoi agjencia e lajmeve PTI.

Kjo nuk është hera e parë që pas dekadash gjendet trupi i një ushtari. Një njësi patrulluese gjeti trupin e Tukaram V Patil në vitin 2014 – 21 vjet pasi ai u zhduk në akullnaja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura