U zgjodh në krye të CDU-së, kryedemokrati Basha mesazh urimi për Friderich Merz: Presim të punojmë gjithnjë e më afër sëbashku

Jan 22, 2022 | 20:39
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar politikanin gjerman Friderich Merz për rikonfirmimin në krye të CDU-së.

WhatsApp Image 2022-01-22 at 8.34.44 PM

Me anë të një postimi në Tëittter, Basha shkruan se PD pret të punojë gjithnjë e më afër.

Sipas kryedemokratit, duhet një partneritet i fortë për vlerat europiane dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

“Urimet më të përzemërta për partinë tonë simotër @CDU për konfirmimin e @FriderichMerz si udhëheqësin e saj të ri. @pdshqiperi dhe unë presim të punojmë gjithnjë e më afër së bashku, në partneritet të fortë për vlerat evropiane dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë” – shkruan Basha në Twitter.

Deputeti konservator Friedrich Merz është zgjedhur lider i Unionit Kristian Demokrat të Gjermanisë (CDU), duke premtuar një “fillim të ri” për një parti që ende po lëkundet nga humbja e saj në zgjedhjet e Bundestagut, shtatorin e kaluar.

Merz u zgjodh me 94.62 % të votave të delegatëve në një konferencë të partisë CDU, pasi premtoi të formonte një “opozitë të fuqishme” ndaj kancelarit socialdemokrat Olaf Scholz dhe koalicionit të tij SPD-jeshile-liberale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura