“U zemërova se ishin të lumtur”, 21-vjeçari vret shokun dhe të dashurën e tij. Çfarë dëshmoi shqiptari që e çoi në grackën e policisë

Sep 29, 2020 | 21:05
SHPËRNDAJE

21-vjeçari, Antonio De Marco, nga Casarano është arrestuar nën akuzën e vrasjes së dyfishtë të dy të rinjve, Daniele De Santis dhe të dashurës së tij, Eleonora Manta, në Lecce, Itali.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Mediat fqinje shkruajnë se Antonio e ka pranuar fajin dhe tha se “unë i vrava ata sepse ishin shumë të lumtur dhe për këtë u zemërova”.

Dëshmia e shqiptarit

Në mbrëmjen e 21 shtatorit, kur edhe ndodhi ngjarja e rëndë një mori telefonatash mbërritën në polici, nga dëshmitarët që tregonin se çfarë po ndodhte në shtëpinë e Daniele dhe Eleonora.

Një nga dëshmitarët kryesorë është një burrë me origjinë shqiptare, i cili e pa De Marco të ikte nga banesa menjëherë pas vrasjes. Ai i kishte bërë atij një video një sistem i mbikëqyrjes së kamerave.

“Kam dëgjuar britmat e një gruaje dhe zhurmat e thyerjes së xhamave. Britmat ishin nga një grua dhe ata ishin të dëshpëruar për ndihmë. Kam dëgjuar gruan duke thënë ‘mjaft Andrea'”, tha shqiptari.

Ngjarja

De Marco kishte qenë shok dhome me De Santis dhe ai i kishte bërë një kopje të çelësave shtëpisë. Sipas hetuesve 21-vjeçari kishte hyrë në shtëpi, ndërsa dy të rinjtë ishin duke darkuar.

Dy djemtë kishin marrë me qira një apartament dhe herë pas herë De Sante kishte ftuar aty herë pas herë edhe të dashurën kur De Marco nuk ishte.

Me kërkesë të pronarit, De Marco ishte larguar nga banesa në gusht dhe ishte zhvendosur në një shtëpi tjetër, po ashtu në Lecce dhe që atëherë, ai kishte filluar planifikimin e vrasjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura