U zbatua plani operacional në aksionin ku u vra shefi i FNSH? Prokuroria nis hetimet

Oct 5, 2015 | 8:18
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur paraditen e sotme hetimet për veprimet e kryera nga Policia pas vrasjes së kreut të FNSH-së, Simon Gjeta.

Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se do të verifikohet nëse lëvizjet e uniformave blu gjatë gjithë ditës së djeshme kanë qenë në përputhje me planin operacional të parashikuar më parë për kapjen e Ruzhdi Arishtës.  

FNSH gjate aksionit te djeshem
FNSH gjate aksionit te djeshem

Mësohet gjithashtu se prej mbrëmjes së djeshme në Shkodër ndodhet Besim Hajdarmata nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si dhe dy oficerë të cilët po bëjnë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe nxjerrjen e përfundimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura