U vranë 3 persona dhe një i katërt u plagos rëndë, publikohen pamjet kur rrufeja godet shumë pranë Shtëpisë së Bardhë

Aug 6, 2022 | 9:30
SHPËRNDAJE

Tre persona kanë vdekur dhe një i katërt ndodhet në gjendje kritike për jetën, si pasojë e një goditje rrufeje të ndodhur shumë pranë Shtëpisë së Bardhë të enjten në mbrëmje, kanë bërë me dije zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësve të Uashington DC.

shtepia e bardhe

Policia identifikoi dy nga personat që ndërruan jetë: James Mueller, 76, dhe Donna Mueller, 75, të dy nga Janesville, Wis. Më vonë, departamenti tha se u njoftua se një viktimë e tretë kishte vdekur: një 29-vjeçare emri i të cilës nuk është publikuar ende.

Mediat ndërkombëtare kanë shpërndarë dhe momentin kur rrufeje fatale ka rënë shumë pranë Shtëpisë së Bardhë.

Vito Maggiolo, një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve në Washington, tha se oficerët e Shërbimit Sekret dhe Policia e Parkut të Shteteve të Bashkuara “ishin dëshmitarë të goditjes së rrufesë dhe menjëherë filluan t’u jepnin ndihmë katër viktimave, por pa mundur t’i shpëtonin.


View this post on Instagram

A post shared by CNN (@cnn)

“Ne ishim në gjendje t’i trajtonim dhe transportonim me shpejtësi ata katër individë në spitalet e zonës”, tha Maggiolo.

Ai shtoi se beson se viktimat kishin qëndruar pranë një peme për tu mbrojtur në momentin që rrufeja i goditi.

Në një deklaratë të premten në mëngjes, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha: “Jemi të pikëlluar nga humbja tragjike e jetës pas goditjes së rrufesë në Parkun Lafayette. Zemrat tona janë me familjet që humbën të dashurit dhe ne po lutemi për ata që ende luftojnë për jetën e tyre”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura