U vra në 1997, mbyllet përfundimisht dosja e ish-futbollistit të “Butrintit”, Zoi Dhima

Oct 21, 2018 | 16:33
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Sarandes ka mbyllur perfundimisht pas me shume se 21 vitesh dosjen e vrasjes se ish-futbollistit te “Butrinti”, te mirenjohurit Zoi Dhima. Ne vendimin e dates 17.10.2018, Gjykata e Sarandes, pas kerkeses se Prokurorise argumenton: “Gjykata konkludon që të pranojë kërkesën e organit të akuzës dhe të pushojë cështjen që i përket procedimit penal nr.02 te vitit 1998, pasi del qarte se në rastin e veprës penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga neni 76 dhe 278 i Kodit Penal, ndjekja penale për këtë vepër  penale tashmë është parashkruar dhe si e tillë duhet të pushojë.

Ngjarja e rende, sipas vendimit te Gjykates, ka ndodhur në datën 18.05.1997, rreth orës 12:00, në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës, në afërsi të nje lokali, ku është vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar shtetasi Zoi Jani Dhima, banues në Gjashtë-Sarandë.

9b036577-e8d7-48ea-b5b1-ad08e1256fb4

Plumbat kanë ardhur nga një skaf që erdhi nga deti, dhe në ngjarje ka mbetur i plagossur edhe shtetasi Leonadro Lapa.Pasi janë kryer veprimet hetimore dhe nuk është arritur të identifikohet autori i vrasjes, me vendimin e datës 13.07.1998, është pezulluar kjo çështje dhe i ka kaluar për veprime hetimore Komisariatit të Policisë Sarandë, për shkak së nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit të kryerjes së veprës penale.

Në referencë të nenit 66, paragrafi i parë, gërma b , të Kodit Penal sipas të cilit “Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet burgim ose dënim tjetër më të rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura