Mediat lokale braziliane kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë të vrasjes së 47 vjeçarit shqiptar, Ilir Zelka.
Ai u qëllua për vdekje në një restorant teksa po hante mëngjesin.
Autori i krimit erdhi në vendin e ngjarjes me një motor dhe e qëlloi atë me disa plumba dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Shqiptari Zelka kishte qëndruar në një hotel të nivelit të lartë, jo shumë larg restorantit që nga 20 nëntori.
Në mëngjesin e vonë të dy ditëve, ai ishte ulur për të hëngër mëngjesin, kur një person gjysmë i maskuar, iu afrua dhe e qëlloi për vdekje.
Dëshmitarët i thanë policisë se një person me motor, i cili ishte veshur me një këmishë të kuqe dhe kishte një përkrenare rozë, shkoi në vendin e ngjarjes, gjuajti më shumë se një të shtënë direkt jashtë vendit dhe u largua.
LEXO EDHE:
Emri/ 47 vjeçari shqiptar ekzekutohet me armë brenda restorantit. Kush është ai
Pse i ekzekutua shqiptari në Brazil? Zbulohet koha kur u largua nga Shqipëria
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al