U vidhte telefonat njerëzve në rrugë dhe u kërkonte para për t’ja rikthyer, i mituri shqiptar përballet me akuza të rënda

Jul 11, 2020 | 16:49
SHPËRNDAJE

Një 17-vjeçar shqiptar po përballet me akuzat “grabitje e rëndë” dhe “zhvatje” në Itali, pasi u merrte telefonat në rrugë njerëzve dhe i kërkonte para për t’ja rikthyer.

Mediat italiane shkruajnë se 17-vjeçari, i shoqëruar dhe nga disa shokë të tij,  në rrugën “Saprano” në Bari, ndiqnin paraprakisht viktimën, e më pas e rrethonin dhe i merrnin aparatin celular.

2013-12-37950.jpg--bari__rapina_cellulare_a_giovane_e_chiede_soldi_per_restituirlo__arrestato_17enne_albanese_

Pas kësaj, ata kërkonin kompensim për t’ja rikthyer duke i paralajmëruar për pasoja të rënda nëse nuk i jepte paratë në kohë. Ai u ndalua nga policia dhe po gjykohet nga Gjykata për të Mitur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura