U vetëkarantinuan pas kontaktit me pacientin me koronavirus, dalin rezultatet e analizave për 7 punonjës të urgjencës Pukë

Mar 29, 2020 | 9:51
SHPËRNDAJE

Shtatë punonjës të Urgjencës në Pukë rezultojnë negativ sa i përket prekjes nga koronavirusi.

koronav-1-600x360

Ata patën kontakt me një pacient të sëmuarë, çka më pas u detyruan të vetë-karantinohen.

Por, pas testeve të kryera, fatmirësisht ata rezultojnë negativë. Lajmin e bën me dije bashkia Pukë mëngjesin e sotëm.

Njoftimi i bashkisë Pukë:

Mirmengjes me këtë lajm fantastik???

Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19.

Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ.

?Faleminderit ZOT!

Bashkë mund t’ja dalim!

bb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura