U vdes fëmija në djep, historia tronditëse e çiftit shqiptar: Duhet të jemi të fortë

Jan 14, 2018 | 12:55
SHPËRNDAJE

Quhej Aria, vajza e një çifti shqiptarësh, të cilëve u është thënë se vdekja e saj është një nga ato që quhet “vdekje e bardhë”.

Kështu shkruajnë mediat italiane për dramën e një familje të re shqiptare në Mestre, pasi vajza e tyre vdiq në djep.

“Mjeku tha se ishte vdekja e bardhë, diçka që ndodh brenda vitit të parë të jetës, kështu që nuk e bëmë autopsinë,” shpjegojnë me qetësi të madhe duke gjetur forcën për të folur në një moment kaq të dhimbshëm Fisnik Hasaj, 32 vjeç, dhe gruaja e tij Arlinda Sykaj, 23 vjece.

“Zoti na e dha, Zoti na e mori. Duhet të jemi të fortë për Aleandron, fëmijën tonë të parë 20-muajsh”, tregojne ata.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen mes 10 dhe 11 Janarit në shtëpinë e çiftit shqiptar në Altobello (në komunën Mestre, provincë në Venecia), që Fisniku e bleu sapo u martua me Arlindën, ne vitin 2014.

“Duam ta varrosim në Shqipëri, në Shkodër, në qytetin tonë. Do të nisemi të hënën”, citohet Fisniku nga mediat italiane.

“Në 22:30 vajza ishte mirë, ishte vetëm e ftohur, shton e ëma, Arlinda, dhe të hënën e çuam në pediatri për të marrë aerosol. Për herë të fundit e ushqeva rreth orës 1 dhe pastaj e zuri gjumi”, shtoi Arlinda.

auto_Screenshot_31515861076 auto_Screenshot_11515861073 auto_Screenshot_21515861075

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura