“U tregova i pasjellshëm me një idiot”, Murinjo befason me deklaratën

Jan 2, 2020 | 11:42
SHPËRNDAJE

Ndeshja e djeshme mes Sauthemptonit dhe Totenhemit ka parë Zhoze Murinjon të bëjë një veprim shumë të çuditshëm.

Murinjo

Trajneri i “gjelave” u pa teksa shkonte drejt stilit kundërshtar dhe aty u përkul duke lexuar shënimet e një prej asistentëve të stafit të klubit kundërshtar.

Të dy shkëmbyen më pas disa fjalë dhe me sa duket gjyqtari e cilësoi këtë një sjellje të papërshtatshme të trajnerit, duke i dhënë një karton të verdhë për atë gjest. Murinjo foli pas ndeshjen, në lidhje me këtë veprim duke u shprehur:

“E meritova kartonin e verdhë pasi u tregova i pasjellshëm. Por isha i pasjellshëm me një idiot, megjithatë e pranoj kartonin. Çfarë i thashë? Nuk e tregoj, praktikisht fola keq me të”, ishte shpjegimi i vetëm i trajnerit portugez në reagimin epik që pakkush priste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura