“U thashë lojtarëve të mos e fitonim ndeshjen në fund”, Halili flet pas triumfit në derbi me 5 gola: Tifozët kanë të drejtë për çdo gjë

Feb 28, 2020 | 22:14
SHPËRNDAJE

Presidenti i Tiranës Refik Halili u shpreh pas triumfit ndaj Partizanit 5-1 se nuk e mendonte se bardheblutë do të fitonin me këtë rezultat të tillë.

bandicam 2020-02-28 21-56-44-214

“Fitorja ndaj Partizanit – Është shumë e rëndësishme që fituam kundër një rivali për vetë faktin që luajmë me rivalët, që pretendojnë titullin kampion. Jam shumë i gëzuar.

Tirana synon titullin
 – Titulli është shumë larg, ka dhe shumë ndeshje. Njëherë gabon dhe ikën poshtë. Falenderoj futbollistët, stafin dhe tifozët që sakrifikuan për të ndjekur skuadrën e tyre.

Derbi i fituar me 5 gola– Fola me lojtarët para ndeshjes.  U thashë: ‘mundohuni që të mos vuajmë të fitojmë në fund. Ta nisim ndeshjen me vrull’.  Nuk e prisja të shënonim 5 gola.

Tifozët – Pa tifozë nuk ka futboll, janë oksigjeni i skuadrës, çfarëdo që të thonë kanë të drejtë”, u shpreh presidenti i Tiranës Refik Halili.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura