U tha se ishte vrarë, gjendet i gjallë gazetari serb që po hetonte për vdekjen e Ivanoviç. Reagon Vuçiç

Jun 15, 2018 | 16:02
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për media, se gazetari serb, Stefan Cvetkoviq është gjetur i gjallë.

“Atij nuk i mungon asnjë fije floku”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd, dhe shtoi se Cvetkoviq është në duart e Policisë, ku do të mbetet për disa kohë derisa të merret në pyetje.

BD147BC3-51E5-4CBD-B893-5B8A088724D2_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s

Zhdukja e Cvetkoviqit është raportuar më 13 qershor, pasi vetura e tij ështe gjetur e braktisur në qytetin Bela Crkva, rreth 100 kilometra në lindje të Beogradit.

Cvetkoviq është ankuar vazhdimisht se ka marrë kërcënime me vdekje, derisa më 2008 ai është rrahur nga sulmues të panjohur.

Në periudhën e fundit ai ka përcjellur hetimet për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura