U tha se ishin ndarë, Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj në krahë të njëri-tjetrit

Dec 14, 2017 | 9:28
SHPËRNDAJE

Genc Prevlukaj dhe Eni Koçi nuk e pranuan kurrë publikisht lidhjen e tyre. Në media është aluduar gjatë se ata ishin duke jetuar momentet më të mira mes tyre, por pak kohë më vonë disa statuse në distancë krijuan idenë se gjërat nuk po shkonin më sikundër ishte dukur më parë.

Nëpërmjet disa postimeve radhazi dukej sikur çifti i dërgonin mesazhe të koduara njëri-tjetrit nga distanca, sa na bënë të mendonim se ishin ndarë. Ditën e sotme duket se kanë dhënë përgjigjen e saktë lidhur me statusin e marrëdhënies së tyre.

Me anë të një fotoje të postuar në rrjetet sociale, të dy shfaqen të veshur me smoking dhe shkruhet: “Të premten ka shi! Të premten: ‘Shi bie në Tiranë’. Nëse dikush do roje sigurimi, le të na thotë”. ‘’A janë duke përgatitur ata një version të ri të këngës së famshme ‘’Shi bie në Tiranë’’?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura