U tha se është djalë, Kylie Jenner reagon për herë të parë për gjininë e foshnjës që po pret

Sep 24, 2021 | 23:30
SHPËRNDAJE

Ylli i televizionit, Kylie Jenner ka treguar se as ajo vetë nuk e di gjininë e foshnjës së dytë që po pret të sjellë në jetë. 24-vjeçarja foli për herë të parë pas thashethemeve se ajo po pret një djalë, teksa ishte e ftuar te “Vogue’s ’73 Questions”.

kylie jenner1

Kur u pyet nëse e ka zgjedhur emrin për fëmijën që po pret, Kylie tha: “Epo, ne duhet të zbulojmë së pari gjininë, prandaj vendosëm të prisnim.

Themeluesja e “Kylie Cosmetics” i vuri flakën internetit këtë javë pasi postoi një fotografi të saj dhe vajzës Stormi të veshur me blu për të promovuar linjën së saj të re “Kylie Baby”.

kylie jenner

Shumë fansa ishin të bindur se seti fotografik, në të cilin mbizotëronte ngjyra blu, ishte bërë për të treguar edhe gjininë e foshnjës së saj.

Bukuroshja konfirmoi thashethemet se është shtatzënë pak javë më parë, kur publikoi në Instagram-in e saj një video, në të cilën tregonte momentin kur kishte mësuar se është shtatzënë dhe reagimet e familjarëve të saj.

kylie jenner (5) kylie jenner (9) kylie jenner (8) kylie jenner (7) kylie jenner (6) kylie jenner (4) kylie jenner (3) kylie jenner (1) kylie jenner, kim kardashian (8) kylie jenner, kim kardashian (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura