U tha se e kishin rrëmbyer, dëshmia e të miturës zbardh të vërtetën tronditëse

Nov 10, 2017 | 9:10
SHPËRNDAJE

Update/ Policia ka ndaluar shtetasin Andon O. pasi akuzohej se kishte rrembyer një të mitur për dy ditë. Por në njoftimin e fundit të policisë bëhet me dije se vajza ishte larguar me dëshirën e saj nga shtëpia. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se 18-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur. Meterialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.

Procedohet penalisht i riu në Levan, rrëmben 13-vjeçaren dhe….

Një 18 vjeçar është proceduar penalisht pasi ai dyshohet se ka rrëmbyer një 13 vjeçare dhe nuk e ka kthyer më në banesë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Levan të Fierit. Sipas njoftimit të policisë A.0. 18 vjeç, ka rrëmbyer shtetasen A.R. 13 vjeçe.

rrembim 2

Njoftim i policisë:

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit, A.O, vjeç 18, banues në Levan, pasi dyshohet se më datë 07.11.2017, rreth orës 17:00, në fshatin Levan, ka rrëmbyer shtetasen e mitur me iniciale A.R, vjeç 13, të cilën nuk e ka kthyer më në banesë. Punohet për gjetjen e saj. Neni 110 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura