U tha se e bëri për të qarë me deklaratën për ‘Dubai Porta Potty’/ Arta Anitaj “thumbon” Ermal Mamaqin: Ra në nivelin e komentuesve të Facebook-ut

Sep 26, 2022 | 23:51
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Nata e parë të spektaklit “Dance With Me”, u përfol goxha në rrjet për komentin ‘thumbnues’ të Ermal Mamaqit për Arta Anitajn.

Aktori risolli në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta është pjesë e tij.(Kliko këtu).

U përfol se Arta nuk e priti aspak mirë komentin e aktorit të humorit dhe kishte shpërthyer në lot kur ndodhej në prapaskenë. Por sot modelja ka folur gjatë klipit të saj në lidhje me situatën dhe theksoi se nuk është prekur aspak nga kjo gjë. Modelja shtoi se Ermali e bëri këtë deklaratë për klikime.

“Nuk e kuptoj përse duhet që të bjeri në nivelin e komentuesve të Facebook-ut apo Instagramit”- u shpreh konkurrentja duke thumbuar aktorin.

Mirëpo as Ermali nuk e la me kaq. Aktori u shpreh se do të donte që Arta t’ja thoshte këtë gjë gjatë një darke dhe sqaroi të gjithë njerëzit të cilët e kanë keqinteretuar komentin e tij madje ai i thumboi duke thënë se këtyre personave iu ‘djeg miza’.

© Panorama.al

Te lidhura