U testua pozitive me COVID-19, Voltana Ademi tregon se ku mund të jetë infektuar dhe çfarë simptomash ka

Sep 23, 2020 | 15:57
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi u testua pozitive me koronavirus.  

voltana-ademi

Ajo i ishte nënshtruar tamponit pas dyshimet që mund të kishte kontraktuar virusin, pas takimeve me persona të tjerë që kishin rezultuar pozitivë ditë më pas.

Kam punuar e lëvizur në territor, dhe infeksionin mund ta kem marrë përmes kontaktit në terren”.

Për Balkanweb, Ademi ka treguar se gjendja e saj paraqitet e mirë, por ka pak kollë.

Menjëherë pas konfirmimit kryebashkiakja nuk ka shkuar në zyrën e saj dhe ndodhet tashmë e izoluar.

Dje në mëngjes kam marrë përgjigjen që jam pozitive me Covid-19. Një ditë më parë, të hënën, kam patur pak kollë dhe pak temperature të shtuar. Në këto kushte, e pashë me vend që të bëja testin. Për sigurinë e familjarëve e bashkëpunëtorëve të mi, por edhe timen.

Ka disa ditë, ndoshta dy javë, që për shkak të angazhimeve lidhur me disa projekte që po zbatjmë në fshatra e në qytet, nuk kam qenë shumë e pranishme në mjediset e Bashkisë. Kam punuar e lëvizur në territor, dhe infeksionin mund ta kem marrë përmes kontaktit në terren. Për hir të realitetit, kam takuar njerëz, edhe pse jam përpjekur maksimalisht të ruaj distancën dhe të përdor maskën gjatë gjithë kohës.

Fatmirësisht, përveç kollës, aktualisht nuk kam simptoma të tjera. Jam në shtëpi, ku vazhdoj punët e përditshme në komunikim me zv kryetarët dhe drejtuesit në bashki, për do gjë që ata e vlerësojnë të nevojshme mbështetjen dhe vendimarrjen. Fatmirësisht, falë teknologjisë, është e lehtë të komunikosh, të orientosh duke u vazhduar si për ditë puna”, ka thënë Ademi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura