U tërhoq nga kandidimi, nënkryetari i PD-së në Durrës thumbon Ferdinand Xhaferrajn: Nuk është koha për sfida brenda nesh, por me qytetarët

Sep 6, 2021 | 17:46
SHPËRNDAJE

neritangolja-ferdinandxhaferaj

Tërheqja nga kandidimi për në kryesinë e partisë e kreut të PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, vetëm pak orë para votimit, ka shkaktuar edhe pakënaqësitë e para te drejtuesit e tjerë të kësaj partie në këtë qytet.

Një nga nënkryetarët e Partisë Demokratike për Durrësin, Neritan Golja, sheh si domdosdoshmëri për këtë parti jetëzimin e aleancës së re me qytetarët, të shpallur nga kreu i PD-së, Basha, edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar.

Ne duhet të jemi të fokusuar në një aleancë të re me qytetarët, që t’i kthejmë sa më parë qytetit një qeverisje të denjë. Nuk besoj se kemi luksin e sfidave individuale brenda partisë, e aq më pak të reklamojnë dorëheqje nga forumet, apo distancime simbolike që tentojnë të dyzojnë betejën tonë të përbashkët”, z. Golja në një reagim në faqen e tij në facebook.

Golja, e sheh sfidën për Bashkinë e Durrësit si një test të rëndësishëm për rikthimin e PD-së në pushtet. Ai ka shprehur shqetësimin lidhur me kthimin e Bashkisë në interes të grupeve që e shohin qytetin si një plaçkë.

Durrësi vijon të shihet si një plaçkë tregu. Në zgjedhjet e 25 Prillit u pa qartë se cilat ishin grupet e favorizuara nga pushteti, të cilët u vunë në dispozicion të socialistëve, duke u bërë pjesë e masakrës zgjedhore, duke deformuar vullnetin e durrsakëve. Pikërisht kjo situatë duhej ta kishte kthyer gjithë strukturën e PD-së në një fron të përbashkët për të kërkuar aleancën me qytetarët. Por Xhaferraj gjeti kohën të performojë betejat e tij personale”, shprehet Golja.

Reagimet e numrit dy të PD-së ndaj aksioneve të munguara të Xhaferrajt vijnë pas rezultatit zhgënjyes që PD mori në qarkun e Durrësit, ku nga 14 mandate në total, PD mori vetëm gjashtë, ndërkohë që për pak vota u dogj mundësia e një deputeti që mund të merrte LSI, si parti aleate.

Ishte një shans i humbur, si në gjithë betejën tonë për rezultatin fitues, ashtu edhe koordinimi me aleatët që edhe ata të kishin përfaqësuesin e tyre nga ky qytet”, shprehet Golja në reagimin e tij në fb.

Postimi i plotw nga Neritan Golja:

Durrësi vijon të shihet si një plaçkë tregu. Në zgjedhjet e 25 Prillit u pa qartë se cilat ishin grupet e favorizuara nga pushteti, të cilët u vunë në dispozicion të socialistëve, duke u bërë pjesë e masakrës zgjedhore, duke deformuar vullnetin e durrsakëve.

Pikërisht, pas kësaj situate të rënduar për qytetin tonë, e gjithë struktura e Partisë Demokratike në qytetin tonë duhej të ishte bashkuar në një front të përbashkët për të kërkuar aleancën me qytetarët.

Por kreu i Degës së PD-së-së në qytetin tonë,  z.Xhaferraj,  në vend të kërkimit të një angazhimi të ri të gjithë strukturave të degës në rrugëtimin e rëndësishëm të rikthimit të një aleance të re me qytetarët, u fokusua që të performojë betejat e tij personale, duke sfiduar PD-në dhe lidershipin e saj me dorëheqjen nga kandidimi për në Kryesinë e Partisë.

Ne, si drejtues të degës së PD-së në Durrës, duhet të jemi të fokusuar në një aleancë të re me qytetarët, që t’ i kthejmë sa më parë qytetit një qeverisje të denjë.

Nuk besoj se kemi luksin e sfidave individuale brenda partisë, e aq më pak të reklamojnë dorëheqje nga forumet, apo distancime simbolike që tentojnë të dyzojnë betejën tonë të përbashkët.

Eshtë koha të jemi të gjithë bashkë, në një sfidë përballë pushtetit, jo në një sfidë për të treguar kufij bashkëpunimi brenda forumeve tona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura