U tërhoq në 30 vjetorin e PS-së, por cila është karriera e Gramoz Ruçit nga mësues deri në krye të Kuvendit

Jun 12, 2021 | 21:43
SHPËRNDAJE

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, në 30-vjetorin e Partisë Socialiste ka deklaruar largimin nga politika, duke shënuar kështu lajmin më të madh që doli nga stadiumi “Air Albania” në Tiranë.

gramoz ruci 8

Duke folur gjatë Kongresit të PS-së, ai tha se duke filluar nga 9 shtatori, ai nuk do të ketë më asnjë post politik duke hequr dorë dhe nga mandate i deputetit që fitoi në zgjedhjet e 25 prillit.

Unë do deklaroj fundin e karrierës time politike. Nuk ka një moment më të mirë se sa 30 vjetori i Partisë Socialiste, sot që kemi filluar mandatin e tretë qeverisës, që të deklaroj përpara jush, se në 9 shtator që fillon legjislatura e re nuk do e ushtroj mandatin që më ka dhënë Partia Socialiste dhe se nuk do kem ambicie për qenë në asnjë organ të zgjedhur nga familja ime politike. Më lejoni të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorit”, tha Ruçi.

Por, cila ka qenë karriera e socialistit të vjetër në 30 vite dhe që e mbylli me postin e kryetarit të Kuvendit?

Gramoz Ruçi ka lindur në Tepelenë më 6 dhjetor 1951. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik, dega Bio-Kimi.

Nga viti 1971 deri në vitin 1978 ka ushtruar profesionin e arsimtarit. Veprimtarinë politike Ruçi e ka nisur në vitin 1978 ku deri në vitin 1991 ka qenë nëpunës në organet partiake dhe shtetërore.

Në periudhën shkurt-qershor të vitit 1991 ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme.

Në vitet 1998-1999 ka qenë Sekretar organizativ dhe kryetar i grupit të PS-së. Ai ka mbajtur postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së dhe atë të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Ruçi është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në tetë legjislatura, ndërsa nga viti 2017 dhe aktualisht deri në shtator të këtij viti mban postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura