U tall nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Vuçiç flet për foton që bëri xhiron e botës: Nuk është në natyrën time të…

Sep 8, 2020 | 21:47
SHPËRNDAJE

Tallja që zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, bëri me uljen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në një karrige përpara Presidentit amerikan, Donald Trump shkaktoi një skandal diplomatik midis Beogradit dhe Moskës. 

av-3-600x360

I pyetur për këtë çështje, Vuçiç tha se nuk ishte në natyrën e tij të godiste me shkelm karrigen.

“Kam treguar që propozimet që janë në interes të Serbisë dhe rajonit të merren parasysh. Nuk është në natyrën time, ta godas me shqelm karrigen dhe të them se po dal jashtë”, – ka deklaruar ai në një intervistë për “Avaz”.

Imagjinoni një president të vendeve tona të vogla në rajon, të kenë shansin të flasin në Zyrën Ovale, vetëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ata të ofrojnë një karrige dhe ti të thuash: “Jo më falni, nuk jam i interesuar për këtë karrige.

Tani do ta shqelmoj dhe do të dal jashtë sepse s’më intereson për Amerikën dhe për mua më me rëndësi është të zhdukem nga këtu sesa të ulem në këtë karrige. Kjo nuk është në natyrën time”, – ka thënë Vuçiç.

Sidoqoftë, skena më absurde nga nënshkrimi i marrëveshjes ishte ajo në të cilën Trump flet për lëvizjen e ambasadës serbe nga Tel Avivi në Jerusalem, ku Vuçiç ishte dukshëm i habitur, teksa shfleton dokumentin e sapo nënshkruar.

Vuçiç më vonë u justifikua duke thënë se ai “kontrollonte çdo fjalë 500 herë gjithë ditën dhe tërë natën” dhe se në të vërtetë ishte i shqetësuar se nuk kishte nënshkruar dokumentin e gabuar.

Dokumenti që ai dhe Kryeministri i Kosovës nënshkruan, edhe pse të ngjashëm, nuk janë në të vërtetë identikë. Për shkak të kësaj, kishte konfuzion se kush saktësisht nënshkroi marrëveshjen me kë.

Ndërsa Vuçiç pretendoi të kishte nënshkruar një marrëveshje me Uashingtonin, jo me Prishtinën, Përfaqësuesi Special i SHBA për Kosovën dhe Serbinë Richard Grenell shpjegoi se kjo nuk ishte e vërtetë, pasi Trump nënshkroi vetëm një deklaratë duke premtuar të mbështeste normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse e krahason takimin e Vuçiçit me Trumpin me skenën nga “Pasionet e ulëta”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura