U tall me Disiplinën, “burgoset” presidenti i Shënkollit. Komisioni tani e quan… Barcelona

Nov 16, 2018 | 18:01
SHPËRNDAJE

Komisioni i Disiplinës publikoi ditën e sotme vendimet për parregullsitë e vërejtura gjatë kësaj jave në futbollin tonë, dhe një pikë interesante, ishte dënimi i presidentit të Shënkollit, Artan Djala, pas prononcimit në “Panorama Sport”.

Djala

Djala e quante Komisionin e Disiplinës, si një komision plehrash e ryshfetxhinjsh, dhe se nëse atyre nuk i pëlqente emri i Shënkollit, atëherë mund ta ndërronin emrin edhe në “Barcelona”.

Por, sot Disiplina, në një formë edhe tallet me deklaratën e Djalës, ku ekipin e Shënkollit, e quan (Alias Barcelona), dhe bazuar në disa nene të Statutit dhe KDS, e dënon me 1 vit kalendarik për të mos u futur në stadium, apo pjesëmarrje në çdo aktivitet futbollistik. Më poshtë, edhe pika 23, pikë që përkon me dënimin e presidentit Djala.

23. Presidenti i KF “Shënkolli” (Alias Barcelona) Artan Djala, për shkelje të kodit të etikës duke përdorur shprehje fyese dhe deniguese ndaj organeve disipinore të FSHF , në bazë të Nenit 10/a/d/m, 41, 44/3/d, 44/3/e) të Statutit të FSHF si dhe Nenit 10/1/e, 22, 72, 75, 76/c dhe 134/2 të KDS, dënohet me ndalimin e hyrjes në stadium dhe mos pjesëmarrje në çdo lloj aktivitet futbollistik për 1 (një) vit kalendarik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura