U takua me kryetarët e zgjedhur në Veri, ambasadori amerikan: Të shmanget hyrja me forcë në komuna, kërkohet zgjidhje e situatës

May 29, 2023 | 12:11
SHPËRNDAJE

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey  Hovenier ka reaguar pas takimit me 4 kryetarët e zgjedhur në veri të Kosovës.

Jeff_Hovenier_April_2017_1

Jeffrey Hovenier tha se ka biseduar me kryetarët e Zubin Potokut dhe të Zveçanit për situatën aktuale në veri të Kosovës.

Duke folur për gazetarët, Hovenier tha se “është e rëndësishme që të shmangen situatat në të cilat zyrtarët publikë hyjnë në ndërtesat publike përmes përdorimit të forcës”.

Hovenier tha se ky është qëndrim i SHBA-së dhe i vendeve të tjera të Quint-it: Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Francës dhe Gjermanisë.

“Në takim me kryetarët biseduam se si ata mund t’i përmbushin detyrat e tyre, për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve, në një mënyrë që tregon përgjegjësi ndaj të gjithë qytetarëve, dhe diçka e tillë, sipas nesh, tani nënkupton moshyrje në ndërtesë me forcë”, tha Hovenier.

Takimi u zhvillua në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku i pranishëm ishte edhe shefi i kësaj zyre, Tomas Szunyog.

Hovenier tha se në takim janë ftuar të katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri, por se të pranishëm ishin vetëm ai i Zveçanit dhe i Zubin Potokut – që të dy nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë.

Hovenier tha se ka takuar më pas edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën tha se ka diskutuar për situatën në veri./rel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura