“U soll sikur ishte heteroseksual”, gruaja padit bashkëshortin se ishte gay

Nov 12, 2019 | 13:39
SHPËRNDAJE

Duhej vetëm pak që ata të festonin gjashtë vjetorin e martesës së tyre. Por pas gjithë këtyre viteve, burri iu rrëfye gruas së tij se ishte gay.

Ai ishte shtirur si heteroseksual gjithë këtë kohë dhe gruaja e paditi në gjykatë duke i kërkuar plot 63 mijë dollarë.

Paditja sipas saj ishte për dhimbjen emocionale dhe psikologjike që ai i kishte shkaktuar. Gjithashtu ajo i kërkoi mbulimin e shpenzimeve të gjyqit dhe mbështetje financiare pas divorcit.

Avokati i gruas përdori detajet më intime të çiftit dhe biseda private nga jeta e tyre martesore, me qëllim që të fitohej gjyqi.

Por fajtor nga e gjithë kjo histori doli avokati i cili u akuzua se kishte abuzuar me procesin gjyqësor për këtë çështje dhë ai do të paguajë kështu të gjitha shpenzimet e gjyqit.

iol.co.za

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura