“U shtriva në krevatin e Xhodës. Ishte me brekë dhe…”- Arjola Demiri rrëfen si u ngjiz ‘çifti’ dhe zgjedh ‘partner të ardhshëm’ këngëtarin shqiptar

May 10, 2020 | 19:07
SHPËRNDAJE

Aktorja e njohur, Arjola Demiri duke qenë se vetë ka deklaruar që është një mami beqare, gazetari Ervin Kurti në një intervistë për “E Diell” vendosi t’i bënte një lojë.

arjola demiri22

Në ekran shfaqeshin dy personazhe dhe Arjola duhej të zgjidhte mes tyre, se kë dëshironte të kishte partner. Fillimisht zgjedhja e saj ishte modeli, Oni Pustina, pas disa zgjedhjesh seri të Onit, ajo më pas vendosi të zgjedhë këngëtarin e njohur Capital T.

Ky i fundit u zgjodh nga Arjola si “partneri i ardhshëm”, duke lënë pas emra si Dren Abazi, Lorik Cana, Ermal Mamaqi, Robert Berisha.

Gjithashtu Arjola Demiri dhe Irgen Çela (Xhoda), zbuluan një episod mjaft interesant nga filmi “I Love Tropoja”.

Gjatë xhirimeve Arjola rrëfen se në një moment është shtrirë në shtratin e Xhodës dhe ky i fundit ishte vetëm me brekë.

Aty u ngjiz çifti”, thotë Arjola me humor. Me këtë deklaratë aktorja seksi i referohet rolit që të dy bashkë bëjnë në Portokalli, “Çifti i Lumtur”.

“Unë futem në shtrat, Xhoda ishte me brekë. Është skena kur hap Ermali derën dhe Xhoda flinte. Nuk e dija fare që do të isha në Portokalli, por ika dhe u shtriva aty. Aty u ngjiz çifti”, thotë Arjola.

arjola-demiri7 xhoda-arjola-demiri5 xhoda-arjola-demiri1 Arjola Demiri1 Arjola Demiri arjola demiri1 arjola demiri arjola demiri arjola demiri1 Arjola Demiri 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura