U shpërtheu bombola në banesë, viktimat tre fëmijë nga 8-11 vjeç. Midis 7 të plagosurve edhe një grua shtatzënë

Feb 23, 2020 | 14:03
SHPËRNDAJE

Bëhet i ditur identiteti i tre personave që mbetën të vdekur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një bombole gazi në fshatin Rramanli të Kumanovës.

kumanove-6

Inicialet e viktimave janë S.B 11 vjeçare, F.S 8 vjeç dhe S.S 9 vjeç.

Alsat mëson se katër persona kanë mbërritur në Qendrën Urgjente Kirurgjikale, pas lëndimeve që kanë marrë nga shpërthimi i bombulës që ndodhi sot në Rramanli. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, shpjegon drejtor i Qendrës Urgjente Kirurgjikale, Arben Lleshi.

“Në Qendrën Urgjente Kirurgjikale sot rreth orës 11, kanë mbërritur katër të lënduar dhe atë si pasojë e djegies. Nga të katër të lënduarit, dy prej tyre tashmë janë hoapitalizuar pranë njësisë për mjekim intensiv pranë Klinikës për traumatologji, ortopedi anestezion. Ndërsa, dy të tjerët qe janë më lehtë të lënduar, janë hospitalizuar plnë Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Dy të të lënduarit që janë në njësinë për mjekim intensiv janë me djegie mbi 90% të sipërfaqes trupore që për fat te keq është inkomoatibile me jetën dhe njëri preu tyre tashmë është në aparat për frymëmarrje artificiale” – deklaroi Arben Lleshi, drejtor i Qendrës Urgjente Kirurgjikale.

Ne mesin e te lënduarve edhe një grua shtatzëne, e cila është shtruar tek “8 Shtatori”, por është në gjendje më të mirë. Atje është edhe një femeje 10 vjeçar.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshëm, Agim Nuhiu. Pasi u drejtoi ngushëllimet familjarëve, Nuhiu bëri bilancin paraprak të ngjarjes ku dhe konfirmoi 3 viktimat e rastit, të gjithë të moshës së mitur dhe 7 të plagosur, ku për shkak të seriozitetit të plagëve janë dërguar drejt Spitalit të Shkupit për një trajtim më të mirë shëndetësor.

“Rasti është shënuar rreth orës 10:00 të mëngjesit. Tragjedia ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi më pas ka shpërthyer edhe zjarri ku për pasojë kemi tre viktima dhe 7 të lënduar. Viktimat janë të moshës 8-11 vjeç. Të lënduarit janë transportuar në Shkup. Në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë po ashtu në terren janë ekspertët  e Prokurorisë- tha Nuhiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura