U shpërngulën nga Tirana dhe Durrësi pas tërmetit, 11 fëmijë regjistrohen në shkollat e Gjirokastrës

Dec 3, 2019 | 19:11
SHPËRNDAJE

 

Pas tërmetit që shkatërroi ndërtesa të tëra në Durrës dhe në Thumanë, shumë banorë u shpërngulën në zona të tjera të vendit.

termeti-ne-thumane

Midis banorëve të shpërngulur janë edhe nxënës të arsimit të detyrueshëm. Vetëm në qarkun e Gjirokastrës, 11 nxënës janë regjistruar për të vijuar procesin mësimor atje.

Që prej tërmetit të 26 nëntorit në drejtim të qarkut Gjirokastër janë zhvendosur rreth 672 qytetarë. Nga informacionet e fundit nga mbrojtja civile e 7 bashkive të qarkut deri në orën 14:00 të datës 03.12.2019 raportohet se:

1.Në bashkinë Përmet të gjithë të banorët e ardhur dhe akomoduar në hotele apo të afërmit janë larguar drejt vendbanimeve të tyre.

  1. Në bashkinë Gjirokastër të gjithë të banorët e ardhur dhe akomoduar në hotele apo të afërmit janë larguar drejt vendbanimeve të tyre.
  2. Në bashkinë Këlcyrë deri në këto momente janë strehuar 167 qytetarë.

– Nga qyteti i Këlcyrës janë larguar të gjithë të ardhurit.

– Në Njësinë Administrative Dëshnicë janë aktualisht 45 veta të rritur dhe 17 fëmijë.

– Në Njësinë Administrative Sukë janë aktualisht 47 veta të rritur dhe 18 fëmijë.

– Në Njësinë Administrative Ballaban janë aktualisht 30 veta të rritur dhe 10 fëmijë.

  1. Nga bashkitë Dropull, Libohovë, Tepelenë dhe Memaliaj nuk raportohen persona të ardhur nga zonat e dëmtuara nga tërmeti.

“Ju bëjmë me dije se të gjithë personat e strehuar tek të afërmit ose banesat e tyre  janë në pritje të hapjes së shkollave dhe çerdheve në zonën e prekur nga tërmeti.

Gjithë këta persona nuk kanë dëmtime të rënda apo të lehta në banesat e tyre. Shumica e tyre janë pensionistë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura