U shpallën të pabanueshme/ 21 pallate do shemben pa pëlqimin e pronarëve. Riparimi kushton më shumë se…

Sep 24, 2020 | 12:45
SHPËRNDAJE

BESARTA BASHA/ Njëzet e një pallate në Njësinë Administrative nr. 6 në kryeqytet, riparimi i të cilave i afrohet dhe në disa raste e tejkalon vlerën e ndërtimit të një të riu, do të shemben pa pëlqimin e pronarëve, për t’u rindërtuar nga e para.

lezhe-termeti-659x330

Ky është vendimi që ka shkuar në Këshillin Bashkiak për t’u miratuar këtë të premte. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me shembje të detyruar të pallateve. Vendimin final e merr njësia e vetëqeverisjes vendore në territorin e së cilës ndodhet ndërtesa, pra Bashkia e Tiranës.

Objektet i janë nënshtruar akt-ekspertizës së thelluar, ashtu edhe oponencës teknike. Por kjo e fundit prevalon mbi të parën, sipas VKM-së nr. 26, datë 15.01.2020. Në shumicën e rasteve, ndonëse akt-ekspertiza thotë se ndërtesa i plotëson kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për ngarkesa statike, por jo për ngarkesa dinamike sizmike, oponenca teknike kërkon prishjen për t’u rindërtuar nga e para. Relacioni përcakton qartë rastet kur ekzekutohet një vendim i tillë.

“Prishja e detyruar e një ndërtese apo disa ndërtesave, në pronësi private apo publike, kryhet në çdo rast kur ndërtesa është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore dhe nuk mund të riparohet, ose kur përbën rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, sipas përfundimeve në aktkonstatimet apo aktvlerësimet paraprake të Institutit të Ndërtimit ose në ekspertizën e thelluar, si dhe nëse riparimi kushton më shumë se ndërtimi nga e para”, citohet në dokumentin që përcakton procedurën se si do të shemben, por pa një datë të saktë se kur do të kryhet ajo.

Normalisht, autoriteti shtetëror është i detyruar të njoftojë 24 orë përpara se të bëjë ndërhyrjen prokurorinë e rrethit gjyqësor ku ndodhet ndërtesa, si dhe strukturat e policisë vendore. Pas hyrjes në fuqi, vendimi afishohet pranë këndit të njoftimeve në njësinë administrative me qëllim vijimin e procedurave. Gjatë kësaj kohe, banorët përfitojnë qiranë e banesës, sipas vlerës në tregun e lirë.

pallatet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura