Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e madhe e Big Brother Vip Kosova ku fitues u shpall këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.
Stresi ka arritur t’i mposhtë të katër konkurrentët e tjerë që kishte në finale, përfshirë Juliana Nurën, Artan Thaçin, Vedat Bajramin si dhe Mbresa Hajrullahun.
Urimet ndaj tij kanë qenë të shumta, dhe mes tyre nuk ka munguar as ai i ish-partneres së reperit, Kejsit.
“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Krenare dhe e lumtur për ty”, shkruan Keisi, teksa shihet se ka qenë duke ndjekur të gjithë finalen live.