“U shokuam nga dy golat”, Vila analizon humbjen me Laçin: Nuk e prisnim, por me Erzenin në Kupë…

Feb 2, 2023 | 18:51
SHPËRNDAJE

Teuta humbi ndaj Laçit një ndeshje që me të vërtetë nuk e meritoi ta humbiste në asnjë moment. Laçi arriti të triumfonte me rezultatin 4-3 në pjesën e dytë, ku kthyen edhe rezultatin në favorin e tyre. I pari që ka folur pas ndeshjes se Teutës ka qene autori i golit të parë, Lorenco Vila, i cili u prononcua në një intervistë për “Panorama Sport”. Ai ka folur kështu për ndjesitë e para pas ndeshjes dhe ka shpjeguar edhe si kanë shkruar gjërat në fushën e lojës.

vila

Lorenco, humbja kundër Laçit ishte e rëndë. Si është gjendja e ekipit dy ditë më pas?
Normalisht që kur humb, asnjëherë nuk është diçka e mirë. Gjithmonë humbja djeg, por kjo kundër Laçit djeg akoma më shumë, pasi humbëm një ndeshje që e kishim në favorin tonë dhe normalisht nuk është diçka që pritej. Është një humbje që rëndon, por duhet të jemi të qetë për t’u kthyer sa më shpejt në rezultate pozitive.

Çfarë i mungoi ekipit në një takim të tillë të interpretuar keq?
Nuk më takon mua të bëj analizën e ekipit, por mund të them se skuadra u shokua shumë nga dy golat e shpejt dhe u përpoqëm që të kthenim rezultatin, por nuk ia dolëm mbanë. Por tani kemi një ndeshje tjetër dhe duhet të ecim përpara.

Sa e vështirëson kjo humbje luftën për mbijetesë?
Normalisht që jo vetëm humbja, por edhe barazimi ishte një hap fals i yni. Tashmë ne humbëm një ndeshje që nuk duhet ta gabonim dhe po i japim mundësi kundërshtarit që të na largohet në renditje. Normalisht diferenca për momentin qëndron 2 pikë, më vjen shumë keq pasi humbet edhe pikët.

Pas humbjeve, ana psikologjike është ajo që rëndohet më shumë?
Sigurisht, humbjet gjithmonë të bëjnë keq në anën psikologjike, sidomos kur vijnë në të tilla kushte. Por ne jemi të bashkuar si grup dhe kemi mundësi që ta kalojmë këtë situatë. Ju siguroj që jemi të gjithë të bashkuar. Grupi është atje dhe normalisht nuk kemi asnjë problem që mund të na pengojë ta kalojmë këtë situatë. Jam i bindur se do të dimë të reagojmë shumë shpejt.

Reagimi pritet që në ndeshjen e kthimit në Kupë ndaj Erzenit?
Sigurisht, bëhet fjalë për një ndeshje të vështirë, por ne kemi treguar se gjithmonë dimë të reagojmë në të tilla takime. Kundër Erzenit, duhet të vijë menjëherë kthesa jonë dhe jam i bindur që ekipi do të jetë në gjendje t’ia dalë.

Fakti që sfida e parë është mbyllur në barazim, a ju shton shanset për kualifikim?
Sigurisht që të favorizon fakti që si udhëtues në ndeshjen e parë kemi barazuar, por kjo s’ka vlerë, pasi goli në fushën kundërshtare nuk vlen, por në anën tjetër duhet edhe shumë kujdes. Çdo gabim të penalizon dhe nuk ke kohë për rikuperim. E megjithatë, në luajmë në shtëpinë tonë dhe ky është një faktor plus, pasi ne njohim çdo pëllëmbë të asaj fushe.

Sipas jush, ka shanse Teuta për kualifikim?
Ne do të provojmë gjithçka për gjithçka. Do të bëjmë gjithçka mundemi për t’u kualifikuar. Tani nuk kemi çfarë të humbim më.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura