U shkarkua nga Totenhemi, Antonio Konte thyen heshtjen: Udhëtimi ynë së bashku mbaroi, ishte e paharrueshme t’i dëgjoja…

Mar 28, 2023 | 16:17
SHPËRNDAJE

Antonio Konte nuk është më trajner i Totenhemit si pasojë e deklaratave shpërthyese të italianit ndaj klubit dhe lojtarëve si dhe rezultatet e dobëta të ekipit.

KONTE

Ai ka reaguar përmes një postimi në Instagram ku falenderoi të gjithë mbështetësit dhe tifozët e Totenhemit.

“Futbolli është pasion. Unë do të doja të falënderoja thellësisht të gjithë njerëzit në Spurs që e kanë vlerësuar dhe ndarë pasionin tim dhe mënyrën time intensive për të përjetuar futbollin si trajner. Një mendim i veçantë për tifozët, që kanë treguar gjithmonë mbështetjen dhe vlerësimin e tyre. Ishte e paharrueshme t’i dëgjoja ata të thërrisnin emrin tim. Udhëtimi ynë së bashku mbaroi, ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen.”

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura