U shkarkua nga Kuvendi, ish-nënkryetari i KLD-së kandidat për organet drejtuese të KQZ-së: Ai vendim…

Sep 29, 2020 | 17:32
SHPËRNDAJE

elvis cefa

Ish-nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa ka aplikuar për nënkomisioner, rregullator dhe në KAS, për zgjedhjet parlamentare.

Në seancën dëgjimore të kandidatëve për organet drejtuese të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Çefa u pyet nëse ka pasur masë ndëshkuese në karrierën e tij dhe ai kujtoi se shkarkimi i tij prej Kuvendit, si anëtar i KLD-së, është shfuqizuar nga gjykata në të treja shkallët e gjykimit, si i paligjshëm.

“Po kam marrë një masë administrative. shkarkim si anëtar të KLD, masë që u konstatua nga gjykata e kundraligjshme dhe si e tillë është shfuqizuar,
pra Kuvendi në 2014 ka shkarkuar dy anëtarë të zgjedhur më parë nga Kuvendi e ky vendim është shfuqizuar nga gjykata, deri në Gjykatën e Lartë”.

“Kam eksperiencë në drejtim në administratën shtetërore, mbi tre vjet agjencinë e pronave, me hartim të shumë rregulloreve e akte nënligjore të brendshme.

Aplikoj në KAS se e shoh si gjyqësori i KQZ, përshtatem se 3 vite e gjysmë në agjencinë e kompensimit dhe kthimit të pronave kam nënshkruar mijëra vendime që sipas gjykatës së Lartë dhe gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, janë vendime kuazi-gjyqësore, sikundër do jenë dhe vendimet që do japë KAS”, tha Çefa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura