Koronavirusi/ Ministrja Manastirliu jep detaje për 6 mjekët e shëruar: Stafi do jetë në vetëkarantinë për dy javë

Mar 28, 2020 | 13:37
SHPËRNDAJE

Mes 33 personave të shëruar nga koronavirusi, deri në këto momente ne vendin tone, gjashtë të shëruar janë mjekë dhe infermierë.mjeket e sheruar

Pas lajmit ka reaguar me nje mesazh edhe ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu, duke dhene detaje per mjeket e sheruar.

Sipas saj, pas mjekut në spitalin e Durrësit dhe infermierit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, edhe katër mjekë dhe infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” rezultojnë të shëruar.

“Janë konfirmuar negativë në të dy testimet deri tani 3 mjekë dhe 3 infermierë. Por stafi do të vijojë të jetë i vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore”- ka thene ajo, duke shtuar se “Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura