U shërben pacientëve me COVID edhe ditë që ka ditëlindjen, Kryeministri uron kryeinfermieren e Spitalit Infektiv. Ja mesazhi

Sep 26, 2020 | 13:47
SHPËRNDAJE

Ana Luca-Rama-UrimiKryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen kryeinfermieres, Ana Luca, e cila sipas tij edhe ditën e sotme është duke u shërbyer pacientëve të prekur nga COVID në Spitalin Infektiv.

Në emër të qeverisë, Rama shkruan në mesazhin e tij se e ka për ndër të urojë ditëlindjen e kryeinfermieres, duke thënë se ajo është një prej heronjve të mjekësisë.

“#EDHE100 ANA?

Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me COVID19, si kryeinfermiere në detyrë e Spitalit Infektiv, duke përballur me kurajo dhe guxim të pashoq, armikun e padukshëm e të pabesë.

Është kënaqësi dhe nder që si kryetar i qeverisë, t’ia uroj në emër të të gjithëve këtë ditë të shënuar një prej heronjve të mjekësisë, forca njerëzore e të cilëve, bashkë me aftësinë e tyre të spikatur profesionale, i bën shembuj frymëzues e domethënës për të gjithë ne në këto kohë posaçërisht të vështira”, shkruan kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura